Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pritet të mos marrë pjesë në takimin BE-Ballkani Perëndimor, që mbahet në 6 dhjetor në Tirane. Kjo si rezultat i indinjatës së tij pas emërimit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresive me seli në Gracanicë, Nenad Rashiq, në postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës.

Në një konferencë për shtyp Vuçiç ka deklaruar se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë më 6 dhjetor.

“Jo vetëm qe i kanë shkelur të gjitha normat e marrveshjes së Brukselit,por edhe  të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare dhe nuk e kanëe dert sepse kjo është në interesin e një fuqie evropiane. Rashic, në Kosovë nuk ka besimin e askujt, por ka besimin e kryeministrit Albin Kurti dhe perëndimit dhe në këtë mënyrë mendojnë se mund të frikësojnë serbët.

Edhe pse ka vazhduar të pretendojë se Serbia është e angazhuar maksimalisht në procesin e dialogut, deklarata e fundit e tij ishte se Kosova është “shenjtëria më e madhe serbe”

Më mirë të mos jem, sesa t’ua dorëzojë në duar. Dhe nuk do t’ua dorëzoj.

Më 23 nëntor Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje lidhur me përdorimin e targave të makinave që çoi në uljen e tensioneve në veri, por jo edhe kthimin e punonjësve serb në institucione.

Kryeministri Albin Kurti tha të mërkurën se largimi i serbëve nga institucionet ishte vendim politik dhe se kthimi i tyre duhet të bëhet në rrugë ligjore.