Në 110-vjetorin e Pavarësisë, kulla më e lartë në botë, Burj Khalifa është veshur me ngjyrat e flamurit shqiptar.
“#BurjKhalifa ndez dritat me flamurin shqiptar në festimin e ditës kombëtare të tyre. Ju dëshirojmë prosperitet dhe zhvillim”, shkruhet në faqen zyrtare të Burj Khalifa.
Gjithashtu, në sfond kanë lëshuar edhe himnin kombëtar shqiptar.