NGA ARTHUR C. BROOKS

Në vitin 1995, shumë vite përpara se të fillonte të bashkëpunonte në kërkimet e mia për këtë rubrikë, Rena Rudavski dhe familja e saj u zgjodhën për të marrë pjesë në një eksperiment teknologjik inovativ. Studiuesit nga Universiteti “Carnegie Mellon”, instaluan një kompjuter në dhomën e tyre të ngrënies duke e lidhur me internetin. 

Në atë kohë, vetëm 9 për qind e amerikanëve përdornin internetin (në vitin 2020 kjo normë ishte gati 91 për qind). Rena, që në atë kohë ishte në vitet e para të shkollës së mesme, kujton se ulej çdo ditë para kompjuterit, bisedonte në “chat rom” dhe shfletonte faqe të ndryshme në internet. 

Kur eksperimenti mbaroi, vendin e tyre e zuri një familjar. Çuditërisht, ky eksperiment nuk shkaktoi shumë diskutime në shtëpi. “Ne nuk flisnim shumë në dhomën e ngrënies kur kompjuteri ishte ndezur. Për më tepër asnjëri prej nesh nuk i ndau përvojat vetjake në internet me anëtarët e tjerë të familjes”- më shkroi Rena me e-mail.

Përvoja e Renës ishte e zakonshme, siç tregohet edhe nga studiuesit që publikuan studimin HomeNet në vitin 1998, që sot është bërë i famshëm. “Rritja e përdorimit të internetit, shoqërohet me një rënie të komunikimit të pjesëmarrësve me familjet e tyre dhe në një reduktim të madhësisë së rrethit të tyre shoqëror”- shkruan studiuesit. 

Ajo çfarë ishte edhe më shqetësuese, ishte se kjo çoi në “një rritjen e depresionit dhe vetmisë tek pjesëmarrësit”. Rena thotë se përvoja e saj i vërteton këto rezultate. Studimi HomeNet mund të interpretohet (dhe është interpretuar në fakt) si një aktakuzë kundër internetit, ekraneve apo teknologjisë moderne të komunikimit në përgjithësi. 

Ai ilustron një të vërtetë shumë më të thjeshtë në lidhje me dashurinë dhe lumturinë: teknologjia që përjashton ndërveprimin me të tjerët në jetën reale e zvogëlon mirëqenien tonë, ndaj duhet të trajtohet me shumë kujdes në jetën tonë. Për të korrur përfitimet e plota, ne duhet të përdorim mjetet dixhitale në mënyra që i përmirësojnë marrëdhëniet tona sociale.

Pandemia e Covid-19 krijoi një mjedis pjellor për kërkimin e lidhjeve sociale. Sa herë që rrethanat e jetës sociale ndryshojnë papritur, studiues si unë nxitojnë që t’u bëjnë njerëzve pyetje të bezdisshme. Një nga fushat më të zakonshme të analizës gjatë 2 viteve të fundit 

ka qenë përpjekja për të kuptuar se si zhvendosja jonë e papritur masive drejt komunikimit dixhital – duke pasur më pak takime personale – ka ndikuar mbi lidhjet sociale në tërësi. 

Në një artikull të botuar në revistën “New Media & Society”, studiuesit raportuan mbi një studim të kryer mbi 3.000 të rritur gjatë muajve të parë të pandemisë, i cili zbuloi se e-mailet, rrjetet sociale, lojërat në internet dhe mesazhet nuk ishin zëvendësuesit e duhur për ndërveprimet personale. 

lg.php.gif

Thirrjet zanore dhe video-telefonatat ishin pak më të mira (edhe pse kërkimet e mëvonshme e kanë vënë në dyshim vlerën e këtyre teknologjive). Të qenit i lidhur shoqërisht është një nga çelësat e lumturisë në jetë. Nëse zvogëlohen këto lidhje, ju do të jeni më keq, dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe me të familjarët tuaj, veçanërisht me fëmijët tuaj. 

Një studim i vitit 2014 zbuloi se 62 për qind e fëmijëve amerikanë besojnë se prindërit e tyre janë shumë të hutuar për t’i dëgjuar. Arsyeja kryesore është përdorimi i tepruar i telefonit nga prindërit. Mënyra sesi lundrimi në internet i redukton lidhjet sociale është e qartë: ato janë aktivitete që i zëvendësojnë ndërveprimin sociale. 

Por komunikimet virtuale, si mesazhet me tekst, janë në thelb ndërvepruese, dhe në teori duhet të jenë më pak të dëmshme. Por problemi është se me këto teknologji ne e humbasim thellësinë e raporteve sociale. Mesazhet me tekst nuk mund të përcjellin shumë mirë emocionet, pasi ne nuk mund t’i dëgjojmë apo shohim bashkëbiseduesit tanë.

E njëjta gjë vlen edhe për mesazhet direkte në rrjetet sociale (në përgjithësi rrjetet sociale nuk përdoren për të komunikuar me një individ të vetëm, por për të transmetuar informacion tek një audiencë më të gjerë). Këto teknologji kanë të bëjnë me ndërveprimet personale: ato janë të identifikueshme, por të paafta për të prodhuar të njëjtat efekte emocionale.

lg.php.gif

Në kushtet kur komunikimet kanë dimensione të ulëta, ne priremi të kalojmë nga një person te tjetri, dhe kështu e ngatërrojmë thellësinë me gjerësinë. Kjo është arsyeja pse në bisedat ballë për ballë, ato priren të jenë më të shtrira dhe më të pasura se ato që kryhen përmes tekstit. 

Studimet kanë treguar se bisedat e thella sjellin më shumë mirëqenie psikologjike sesa komunikimet e shkurtra. Ndërkohë, një studim i kohëve të fundit zbuloi se adoleshentët që dërgonin më shumë mesazhe sesa bashkëmoshatarët e tyre, prireshin të përjetonin më shumë depresion, më shumë ankth, më shumë agresivitet dhe marrëdhënie më të këqija me baballarët e tyre.

Mund të duket e çuditshme që edhe jashtë rrethanave të imponuara nga pandemia, ne adoptojmë vullnetarisht teknologji që e dëmtojnë lumturinë tonë. Kjo ka 2 shpjegime kryesore: rehati dhe mirësjellje. Qëndrimi para një ekrani është më i lehtë sesa të flasësh me një person, dhe komunikimi virtual përmes aplikacioneve me tekst është më i shpejtë dhe më i lehtë sesa një takim personal apo një telefonatë. 

Zgjidhja nuk është heqja dorë nga interneti dhe as eliminimi i komunikimeve virtuale. Pasi do të rrezikonit të izoloheshit dhe ta komprometoni aftësinë tuaj për të fituar jetesën. Por hulumtimet tregojnë që ne mund të mësojmë ta përdorim teknologjitë për të plotësuar, dhe jo zëvendësuar marrëdhëniet sociale. 

Kjo mund të bëhet në 2 mënyra. Në këtë parim nuk ka asgjë revolucionare: 45 vjet më parë prindërit e mi më shihnin të dilja me miqtë e mi në vend se të rrija në shtëpi dhe të shikoja televizor. Sot e dimë që nëse teprohet, shpërqendrimi në ekran e redukton lumturinë dhe mund të çojë në çrregullime të humorit si p.sh depresion dhe ankth.

Që t’i braktisni zakonet problematike, mund të përdorni aplikacionet që e llogarisin kohën e kaluar në rrjetet sociale dhe në internet dhe ta kufizoni në vetëm 1 orë në ditë ose më pak. Një tjetër qasje popullore, e cila nuk është testuar ende nga kërkimet akademike, është ndryshimi i cilësimeve të pajisjes nga me ngjyrë në një ekran gri. 

Djali im e ka bërë këtë dhe betohet se ka reduktuar shumë kohën që shpenzon duke lundruar në internet. Është e paarsyeshme të presësh që dikush të ndalojë së dërguari mesazhe. Por ju mund të përdorni më pak nga ky mjet komunikimi nëse keni një “listë” për të folur me miqtë, kolegët dhe njerëzit e dashur. 

Kur është e mundur, takimi personal duhet të jetë i privilegjuar, veçanërisht me miqtë e ngushtë. Një studim i vitit 2021, i botuar në revistën Computers in Human Behavior Reports, zbuloi se sa më shumë njerëzit të komunikojnë ballë për ballë me partnerët e tyre, aq më shumë ndihen të kuptuar dhe aq më të kënaqur janë me marrëdhënien e tyre. 

Kur është e pamundur të takoheni, zgjidhni një teknologji që përfshin kontaktin ballë për ballë ose telefonin. Përdorni komunikimin me tekst për çështje jo-personale ose urgjente.

Për shumicën prej nesh – sidomos njerëzit që janë rritur me të – interneti është një pjesë e padiskutueshme e ekosistemit të jetës. Ne nuk do të kthehemi në jetën që kemi jetuar më parë me këtë lloj teknologjie. Por mund dhe duhet ta përdorim atë me kujdes në shërbim të dashurisë. / “The Atlantic”