Në Shqipëri kanceri i gjirit ka një tendencë në rritje. Gjatë viteve të fundit, rastet e prekura janë rritur me 6% ndërsa vdekshmëria shënon ulje të lehtë.
Ai është kanceri më i shpeshtë tek gratë dhe i dyti në popullatën e përgjithshme në vend.
Ka pasur diagnostikim edhe në moshë shumë të re dhe sipas ekspertëve, nuk janë të rralla rastet me kancer gjiri që diagnostikohen në fashën 20 – 30.
Ndërkohë 225 gra kanë humbur jetën për shkak të kancerit të gjirit gjatë vitit 2021 në Shqipëri.
Edhe pse sëmundje e rëndë, nëse arrin ta kapësh në kohë dhe të kurohesh në spitalin e duhur, lufta mund të fitohet.
Shembulli më i mirë është ai i zonjës Enkeleda Ymeri nga qyteti i Vlorës, e cila sot vijon jetën normalisht pavarësisht peripecive që ka kaluar.
“E gjitha nisi në 12 tetor 2019. Pasi kisha evidentuar një kokërr jonormale në gjirin tim shkova për të kryer një ekografi.
Në eko dallohej diçka e pazakontë. Aty u hodhën dyshimet e para.
Më pas vizita vijoi me mamografinë e cila përcaktoi qartë që unë isha me tumor.
Në atë çast e gjithë jeta më kaloi përpara syve. Gjithçka mu errësua. Më priste një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Por une e pranova shpejt sëmundjen time. Dhimbjen dhe lotët e të gjithë njerëzve të mi të dashur i ktheva në forcë për të luftuar”.
Grada e sëmundjes ishte tejet e rëndë por znj. Ymeri ja doli mbanë të mposhtë tumorin.
“Më datë 21 tetor 2019 u operova. Nga konsulta mjeku më përcaktoi një trajtim shumë të fortë, kjo për efekt edhe të moshës. Me këtë terapi unë do të ndiqja 16 seanca kimioterapie, 1 muaj radioterapi si dhe receptim për një vit. Terapitë ishin shumë të lodhshme dhe të gjata. Gjatë terapisë mu desh të përballesha me lloj lloj prove por gjithçka kaloi dhe unë ia dola”.
Fatmirësisht, zonja është kliente e kompanisë më të madhe të sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria dhe i gjithë trajtimi dhe kurimi i sëmundjes u krye në një prej spitaleve më të mira të Italisë.
Madje, edhe vetë mjekët italianë mbetën të habitur nga serioziteti dhe mbulimi i gjërë që ofron Karta e Shëndetit “Jetë Plus”.
“Unë jam kuruar në Itali. Në Spitalin e Milanos, i cili mban emrin “Instituti Europian i Onkologjisë”. Kjo gjë u mundësia nga kompania SIGAL. Punëdhënësi im, “Intesa Sanpaolo Bank”, na ka mundësuar kartë shëndeti të blerë pranë kësaj kompanie.
Unë i dorëzova Sigalit diagnozën time. U thashe ku preferoj të trajtohem dhe në harkun kohor të një muaji më mbërritën me e-mail biletat, prenotimi i hotelit dhe prenotimi i spitalit.
Atje u kurova me profesorin më të mirë,i cili u shpreh i habitur që në Shqipëri kishte një mbulim të tillë. Madje nuk e besonte deri në momentin kur i thashë se jam këtu falë kësaj kompanie sigurimi (SIGAL)”.
Por çfarë i mbuloi znj. Ymeri siguracioni “Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA?
“Diagnostikimi im u bë në tetor të 2019 dhe kisha vendosur të kurohesha në Shqipëri.
Dija që kisha një policë sigurimi shëndeti në fuqi, blerë nga punëdhënësi im “Intensa San Paolo Bank”. Nuk i dija mbulimet e policës dhe pyeta për to.
Për fatin tim të madh përgjigjia e Sigal kur u interesova ishte se kisha këto mbulime me policën e sigurimit;
– Kurim për tumorin malinj në çdo shtet të botës;
– Mbulim të faturave të trajtimit
– Mbulim të kostove te akomodimit
– Mbulim të kostove të udhëtimit
– Mbulim të shpenzimeve të një të afërmi që më shoqëronte”.
Në fund edhe një mesazh për gratë dhe vajzat e tjera…
“Për të ndërgjegjësuar dhe inkurajuar fuqimisht të gjitha gratë dhe vajza,t të kryejnë ekzamimimet e duhura, të bëjnë mamografi”.
Përveç tumoreve, me Kartën “Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA, një produkt unik për Shqipërinë, ju mbuloni gjithçka nevojitet në rast sëmundjesh serioze si ndërhyrjet kirurgjikale në zemër, kokë e shtyllë kurrizore si dhe transplantet.
Falë Kartës “Jetë Plus”, për gjithçka mendon SIGAL UNIQA. Duke nisur nga:
–Konfirmimi i diagnozës nga mjekë të huaj
– Përzgjedhje të spitalit më të mirë për diagnozën e identifikuar
– Ndërhyrja kirurgjikale dhe trajtimi jashtë vendit
– Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizimin apo pagesat.
– Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nga fillimi deri në fund të trajtimit për pacientin dhe të afërmin që e shoqëron.
– Me Kartën “JETË PLUS” është i mbuluar çdo shpenzim deri në 1 Milion Euro.
Çmimi? Shumë i ulët në krahasim me atë çfarë ofron. 160 euro në vit për fëmijët dhe 230 euro në vit për të rriturit.
Një siguracion të tillë nuk mund ta gjeni askund tjetër ndaj nxitoni dhe blijeni për vete dhe më të dashurit tuaj në çdo pikë SIGAL UNIQA në të gjithë Shqipërinë.
Asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë na ka rezervuar jeta. Prandaj është e rëndësishme që ti paraprijmë gjërave, që kur të përballemi me probleme të tilla të luftojmë për jetën dhe jo për të gjetur paratë.
Intervista e plotë:
SIGAL UNIQA Group Austria, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU
Për më shumë informacione:
Web: www.sigal.com.al
E-mail: info@uniqa.al
Whatsapp: +355 68 606 2829