Nga Enver Memishaj
Në Shqipëri historia e lindjes së forcave të para politike fillon me momentin e krijimit të institucionit të parë parlamentar në vitin1920. Kur në Kongresin e Lushnjës u krijua Këshilli Kombëtar, ose parlamenti i parë shqiptar nuk ekzistonin forcat politike.Pikërisht veprimtaria e sapo nisur e qeverisë dhe e Kuvenditshërbeu si nxitje për krijimin e grupeve të deputetëve qëmbështesnin apo kundërshtonin qeverinë.
Më 10 tetor 1920 një grup deputetësh shpallën programin politiktë Partisë Popullore Kombëtare të drejtuar nga Fan Noli, AhmetZogu, Eshref Frashëri, Luigj Gurakuqi, etj.
Rreth një muaj më vonë, në nëndor 1920 deputetë të tjerë shpallënkrijimin e një force tjetër politike të quajtur Partia PërparimtareShqiptare me drejtues figura të njohura të Veriut si Hoxhë Kadriu, Hasan Prishtina, Bajram Curri, por edhe beun më të pasur tëShqipërisë, Shefqet Vërlaci.
Pas zgjdhjeve të vitit fillimit të vitit 1921, në Këshillin e riKombëtar përfaqësoheshin dy grupime kryesore politike: PartiaPopullore dhe Partia Përparimtare. Pas kësaj fillon historia e përçarjeve dhe përplasjeve brënda grupimeve të bazuara në lidhjete interesave personale apo klanore.
Në Vlorë në vitin 1920 u formua Komiteti i MbrojtjesKombëtare”, që udhëhoqi në fitore Luftën heroike të Vlorës dhevulosi me gjakun e afro 400 dshmorëve vendimet e Kongresit tëLushnjës.
Por si gjithnjë në vitin 1921 lindën mosmarrëveshje që janë nënatyrën njerzore dhe që çuan në formimin e partive dhe grupevepolitike. Njera prej tyre është Partia Politike “Kostitute”. Mëposhtë po japim korespodencën e themeluesve të kësaj partie me organet qeveritare për ta njohur dhe lejuar aktivitetin e kësajpartie:
Te ndershmes prefekture Vlorë!
Të nënshkruarit delegatë të pyetshëm të Partis Politike“Kostitute” kemi nderin t’u deklarojmë formimin e partissipërtreguar me programin e paraqitur këtu bashkë, mbas artikullittë veçantë të nomit përmbi formimin e partive.
Qendra e kësaj partie është në Vlorë dhe mblidhet në nr. 18, nëudhë të Çezmës.
Delegatë: Alem Mehmeti d.v., Rexhep Sulejmëni d.v., MyqeremHamzaraj d.v.
*
Vlora 18.4.21 M. P.Mbrendshme Tiranë
Zotrinjtë Alem Mehmeti, Rexhep Sulejmëni, Myqerem Hamzarajme cilësinë e delegatit të pyetshëm të Partisë Politike “Kostitute”, deklarojnë formimin e partisë së sipër shënuar nën një program mjaft të gjerë me qendër në Vlorë.
Lutemi jepni instuksione si të veprojmë mbi dhënien e lejes.
Prefekti Qazim Koculi
Deshifrimi më 19.4.21, ora 10 ½
Sa më parë të çohet programi e deri sa të verifikohet nga qeveria të mos t’u nepet leje. 19.4.21
*
Prefektura e Vlorës
Nr. 115 Prot. Vlorë më 21 prill 1921
Ministrisë së P. Mbrendshme
Çështja: Programi i Partisë “Kostitute”.
Simbas telegramit të z. Tuaj, datës 21, ky muaj nr. 592 kam nderin t’ju paraqes këtu ngjitur kopjon e deklaratës dhe atë të programit mbi formimin e Partis Politike me emrin “Kostitute”,
paraqitur kësaj zyre prej delegatëve të pyetshëm të partis sipërshënuar.
Prefekti Firma
Akter e para 3.V.21. T’i shkruhet Vlorës se i nepet leje. 4.5.21
PROGRAM I PARTISË
Administrata e krahinave tona, bashkuar në qendër, me zgjerimin e kompetencës që jep qeveria që nëpunësia e madhe apo e vogël qoftë i jepet meritimit dhe kapacitetit pa mos u parë rangu.
Nga shtetet e huaj do të kërkohen organizatorë të stërvitur për gjithë degët e administratës. Këta do të mbahen deri sa tëthemelohet sundimi i vendit mbas parimevet së kohës moderne dhe do kenë të drejtë të parafitojnë nga ligjet e shtetit, prësa shikon interesin e nëpunësve shqiptarë.
Drejtësia
Ligu mbron e dënon të gjithë baras. Nomi është sipër të ngjithve. Ligjet dhe gjyqet do të sistemohen si në popujt e përparuar, duke pasur për bazë veç gjyqit të naltë dhe gjyqet ushtarake, doktrinën e gjykatësve të pa pushuar si dhe gjyqet me dy shkallë.
Ushtria
Organizata e ushtrisë do vihet mbi dy pika:
a. Xhandarmëria, prej elementit të duhur kombëtar, nën kujdesin e organizatave të huaja, me shifrën e nevojëshme për qetësinë e vendit
b. Ushtria e përbërë prej ushtarëve me shërbim të detyruar nga njëvit, pasi hyjnë në 20 vjeç.
Arsimi
Mësimi i meshkujve dhe i femrave është i detyruar për të gjithë. Autorët e librave shkollorë do të përkrahen me tërë fuqinë morale e material, duke u ruajtur të drejtën e tyre dhe duke u dhënëpremje të shëndosha. Do kërkohet mënyra më e mirë për tëbashkuar shkronjat dhe …
Bujqësia
Bujqësisë do t’i jepet rëndësi …
Këto çifliqe do të bëhen ndër dherat e shtetit … Dherat që janë nëzotrim të shtetit do u ndahen bujqëve të varfër që ushqejnë fëmijëtë shumtë.
Banka e Bujqësisë do sistemohet në një mënyrë që të ndihmojëvetëm bujqit e vobekët, ose të zotrit e dheut të pakët . Subjekteve jo shqiptare, u ndalohet blerja e pasurive të pa tundura, por përmirësinë e bujqësisë e të tregtisë do të kenë lejen të merren me qira dhera ose shtëpira për një period jo më tepër se 10 vjet.
Financa
Krahinat kanë bilancin e vet, por të vobektat do të marrin ndihmën e atyre që janë të pasura. Kjo ndihmë do të caktohet logjikisht nëbilancin e përgjithshëm. Do kerkohen burime të reja për tëardhurat. Pagesa e të dhjetave do ngrihet me një pjesë tëarsyeshme, do shtohet vergjia e dheut e mylkut dhe e ullirit. Do ndreqet sistemi i vjetër për taksat e udhës e të tregëtis. Me qëllim që të shtohet bagëtia pagesa e xhelepit do u ngrihet. Gjithëbagëtisë do u shënohet një taksë që do paguhet nga i zoti kur tëshitet në treg e kur të dalë nga kufia.
Tregëtia.
Do bëhën traktate doganore dhe tregëti me shtetet e huaj, duke ruajtur sistemin e mbrojtjes për tregëtinë e vendit. Tregëtia do zhvillohet me anën e një organizimi të rregullueshëm të kamerave tregëtare.
Do formohet një bankë kombëtare me degët në qytetet e Shqipërisë.
… Mungojnë 8 rreshta…
Ky program mund të zgjerohet e mirësohet mbas nevojës me anën e votave të anëtarve.
(AQSH, F. 152, V. 1921, D. 87, f. 1, 5, 6, 8, 9, 10.)
* * *
Program i partisë gjendet në Arkivin Qëndror i Shtetit, shumë i dëmtuar, prandaj aty ku mungon vazhdimi i tekstit kemi vendosur tre pika.
Megjithë programet politike të shpallura prej kësaj partie, në fakt ajo nuk ishte një parti e mirëfilltë politike, por një grupim i motivuar për marrjen e pushtetit.
Kjo parti nuk pati jetë të gjatë dhe nuk e dimë se si u shua, pa lënëgjurmë në jetën shoqërore as të rrethit të Vlorës.