Ju bajmë me dije se Biblioteka Kombëtare nëTiranë, Bibliotekat Publike në qytetin Shkodër, Durrës, Korçë, Lezhë, Gjirokastër, Bajramcurri (Tropojë), Peshkopi, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, në Vlorë, Kukës, Berat, në Universiteti “AleksandërXhuvani” në Elbasan, në Pukë, Fier, Koplik (Malësi e Madhe) dhe qytetin e Elbasanit janë pajisur me koleksionin e “Gazeta e Alpeve” (Nr. 1 deri nr. 65), tëcilat iu janë derguar me pako (“Rekomande”) me Posta Shqiptare në adresat përkatëse përgjatë muajit tetor2022.
Në përcaktimin e bibliotekave publike të bashkivetë Shqipërisë është marrë në konsideratë vlerësimi njëstudim i një fondacioni të huaj mbi gjendjen e bibliotekave në Shqipëri, ku janë pasë parasysh gjendjae bibliotekave (godina e tyre, aftësia vendmbajtëse e koleksioneve, etj.).
Në vitin e ardhshëm, në muajt e parë, “:Gazeta e Alpeve” do iu dërgojë shkresë zyrtare disainstitucioneve (bashki, ministri, KLSH) që me strukturat e mekanizmat e tyre shtetërorë ligjorë tëkenë mundësinë e mirësinë të ushtrojnë kontrolle në 5 prej bibliotekave publike mbi arkivimin, ruajtjen e përdorimin e koleksionit të “Gazeta e Alpeve”.
Bibliotekat publike në bashki e universitetetpërkatëse të lartpërmendura për çdo rast komunikimimunden të na shkruajnë në e-mail: gazetaealpeve@gmail.com
Ju bajmë me dije se po vazhdon Aksioni ynëKulturor edhe për pajisen e bibliotekave publikerajonale të Kosovës, atyre të komunave me shumicëshqiptare në Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut me koleksionin e “Gazeta e Alpeve” (Nr. 1-65), ku janëdërguar koleksionet në disa prej tyre, por puna nuk poecën shpejt për arsye të fondeve për dërgimin e tyre nërrugë postare.
Këto gazeta (koleksion-të arkivuara) le t’iu mbetenhistorisë e kulturës kombëtare, brezave shqiptarë!