Bashkimi Europian nis më 1 nëntor 2026 zbatimin e një tarife të re administrative prej 2 eurosh për kategori të veçantë malli në porositë online që mbërrijnë nga vendet jashtë BE-së.
Tarifa e re do të zbatohet në të 27 shtetet anëtare dhe synon mbulimin e shpenzimeve të kontrollit dhe përpunimit doganor të miliona pakove që hyjnë çdo ditë në tregun europian.
Masa prek veçanërisht platformat ndërkombëtare të tregtisë elektronike dhe operatorët që dërgojnë produkte drejtpërdrejt te konsumatorët europianë.
Tarifa prej 2 eurosh është e ndarë nga detyrimi doganor prej 3 eurosh për kategori malli, që ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2026 për dërgesat me vlerë deri në 150 euro.
Sipas rregullave europiane, përgjegjësinë për pagesën e tarifës së re e mbajnë operatorët përkatës të tregtisë elektronike dhe importit. Megjithatë, një pjesë e kostove mund të reflektohet në çmimet përfundimtare për konsumatorët.
Reforma synon forcimin e kontrollit doganor, sigurinë e produkteve dhe konkurrencën më të drejtë ndërmjet tregtarëve europianë dhe atyre ndërkombëtarë.
Burimi: Këshilli i Bashkimit Europian dhe autoritetet doganore të shteteve anët