Ministria e Jashtme e Shqipërisë me anë të një komunikate për mediet sot në 4 mars, ka dhënë një këshillë të rëndësishme për shqiptarët që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë që të udhëtojnë nga shteti iranian drejt Shqipërisë përmes Turqisë apo pikave kufitare.

MEPJ iu bën thirrje të gjithë këtyre qytetarëve, që të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara.

“Komunikimi paraprak me Ambasadën e RSH-së në Ankara është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit”,thuhet në njoftim.

Në fund të njoftimit, Ministria e Jashtme shprehet se është në ndjekje të situatës në vendet e prekura nga konflikti i fundit dhe do të njoftojnë qytetarët shqiptarë për çdo problematikë.

Për nevoja të tilla dhe për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni Ambasadën e RSH-së në Ankara, në numrat:

+90 (534) 080 37 65

+90 (549) 561 19 85

*Si dhe përmes Email:* embassy.ankara@mfa.gov.al

NJOFTIM PËR QYTETARËT SHQIPTARË NË IRAN

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve periodike, këshillon të gjithë shtetasit shqiptarë që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë nga Irani drejt Shqipërisë përmes Turqisë nëpërmjet pikave kufitare tokësore (Iran-Turqi), që të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara.

Komunikimi paraprak me Ambasadën e RSH-së në Ankara është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit.

Për nevoja të tilla dhe për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni Ambasadën e RSH-së në Ankara, në numrat:

+90 (534) 080 37 65

+90 (549) 561 19 85

*Si dhe përmes Email:* embassy.ankara@mfa.gov.al

MEPJ është në ndjekje të vazhdueshme të zhvillimeve në rajon dhe do të informojnë në vijimësi qytetarët shqiptarë.