Përse duhet votuar Skender Thaçi numri 36, pjesë e Koalicionit Vetëvendosje nr 116?!

Nga Leonora Laçi – New York

Jemi mësuar nga politikanët që, në kohë zgjedhjesh, premtojnë pafund. Jemi regjur nga premtime dhe madje shpesh kemi dalë të zhgënjyer.

Por rrallë kemi dëgjuar për njerëz që hyjnë në politikë pa ambicie personale, pa dëshirën për t’u quajtur “politikanë”, të udhëhequr nga ndershmëria  përgjegjshmëria.

Njerëz që e kanë ndërtuar jetën e tyre me mund, me halle dhe me besim të palëkundur në veten e tyre.

Njerëz që politikën nuk e shohin si mjet për të arritur privilegje, madje janë të vetëdijshëm se angazhimi politik mund t’u sjellë më shumë dëm sesa dobi.

Por ai për të cilin do të shkruaj të gjjthë e njihni sepse ekranin e ka shfrytëzur për të ngritur problemet e turizmit në Kosovë, probleme që vetëm politika mund t’i zgjidhë. Dhe kur politika nuk i zgjidhi, ai vendosi t’i përveshë mëngët vetë dhe të bëhet pjesë e saj – që zëri i tij të dëgjohet e përmes tij dhe zëri i të tjerëve si ai.

Ne kemi nevojë për njerëz me parime, për njerëz që kanë vetëm një fytyrë dhe atë e mbajnë me vete edhe kur hyjnë në parlament por dhe kur dalin nga aty.

Skender Thaçi i përket pikërisht kësaj kategorie njerëzve që politikës i kanë qëndruar larg, por që duan të bëjnë diçka ndryshe.

Njerëz që nuk harrojnë kurrë nga vijnë dhe kush janë.

Politika ka nevojë për njerëz si Skender Thaçi që të rikthehet besueshmëria.

Ka nevojë për njerëz të udhëhequr nga ideale kombëtare, vlera të larta njerëzore, virtyte dhe familje të shëndoshë.

Ka nevojë për vizionarë për t’i dhënë drejtim shtetit dhe për idealistë që mbrojnë kushtetutën e vendit. Për njerëz që nuk e shesin Kosovën e as shpirtin tek djalli.

Skender Thaçi është biri i një nacionalisti si Imer  Imeri që u zhduk pse nuk u përkulë, nacionalizmi i të cilit i kushtoi jetën, por Skenderi vazhdoi rrugën e të atit varrhumbur, me dinjitet, vendosmëri dhe përkushtim.

Po pse e mbështes Skender Thaçin?!

Sepse që nga fillimi i viteve ’90 ka bërë aq shumë për Shqipërinë dhe Kosovën, pa i dhënë zë asaj që po bënte, pa interes, vetëm me punë dhe përkushtim.

Sepse ka dëshmuar se suksesi arrihet edhe me punë të ndershme, jo me mashtrime apo pazare politike.

Sepse fjala është ajo që e udhëheq, dhe shqiptari nga fjala mbahet.

Sepse nuk është produkt i politikës dhe as i pazareve të saj.

Sepse nuk e sheh politikën si mjet për t’u pasuruar, por si një mision për t’i shërbyer qytetarëve.

Sepse për të politika nuk është armë e të fortëve, por detyrim ndaj njerëzve.

Sepse për të familja është e shenjtë.

Sepse për të kombi është i shenjtë.

Sepse ka përgjegjshmërinë e asaj që po bënë.