Që prej datës 1 gusht ka hyrë në fuqi një recetë e re mjekësorë në të gjithë sistemin shëndetësor dhe privat. Me formatin e ri mjekët do kenë mundësinë të lëshojnë recetë mjekësore deri në 6 muaj, në rastet kur pacienti do të ketë nëvojë për trajtim afatgjatë duke lehtësuar edhe më shumë daljet e të sëmurëve kronikë.

Po ashtu krahas markës, mjekët janë të detyruar të shkruajnë edhe emrin emedikamentit, për te shmangru abuzimet e mundshme nga farmacistet, duke rritur kështu më shumë sigurinë e pacientëve.

Gjithashtu farmacistët kanë edhe të drejtën e ekzekutimit të pjesshëm të recetës. Në rastet kur barnat e shkruara nuk i disponon të gjitha farmacisti do të duhet të shënojë ilaçet që i ka dhënë pacientëve, sasinë e marrë dhe datën, duke e firmosur dhe vulosur. Me dokumentin e ri pacienti mund të marrë ilaçin e munguar në një farmaci tjetër. Farmacia duhet të mbajë një kopje të kësaj recete. Asnjë ilac i cili është i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Barnave nuk mund të jepet pa recetë nga farmacistët.