Ne po pezullojmë, për tre muaj, përpunimin e kërkesave për azil për emigrantët që mbërrijnë në Greqi nga Afrika e Veriut me anije, tha sot kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në fjalimin e tij në parlament.
Mitsotakis shtoi se situata emergjente në Kretë, ku numri i emigrantëve është rritur, kërkonte masa të jashtëzakonshme.
Gjithashtu, ai tha se kishte informuar Komisionin Evropian për vendimin e qeverisë greke.
“Qeveria greke po dërgon një mesazh të vendosur: kalimi për në Greqi është i mbyllur”, tha kryeministri grek.
Mitsotakis njoftoi gjithashtu ndërtimin e një qendre pritjeje të mbyllur dhe të përhershme në ishullin e Kretës – për të menaxhuar fenomenin e emigracionit në nivel lokal.
“Diskutimet tona me Libinë, si me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Libisë perëndimore – ashtu edhe me atë të Libisë lindore, vazhdojnë”, shtoi kryeministri grek.
“Forcat e armatosura greke janë të gatshme të bashkëpunojnë me autoritetet libiane për të parandaluar largimin e anijeve nga brigjet e vendit të Afrikës së Veriut”, shtoi ai.

















