DPA/- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s njoftoi sot planet për të pesëfishuar kapacitetet e mbrojtjes ajrore të aleancës ushtarake perëndimore, duke paralajmëruar se sulmet e pamëshirshme të Rusisë ndaj Ukrainës nxjerrin në pah nevojën për mbrojtje më të fortë.
Udhëheqësit e vendeve të NATO-s pritet të angazhohen për të shpenzuar 5% të produktit të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtje në samitin e aleancës në Hagë, Holandë.
Këtë muaj, aleatët ranë dakord për objektiva të rinj që do të arriheshin me shpenzimet shtesë – duke parashikuar një zgjerim të madh të kapaciteteve të parandalimit dhe mbrojtjes në vitet e ardhshme.
“Detajet e planeve janë të klasifikuara”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në një konferencë për shtyp përpara samitit të së martës dhe të mërkurën, por theksoi se mbrojtja ajrore ishte një nga fushat në të cilat aleatët duhej të investonin.
“Ne e shohim terrorin vdekjeprurës të Rusisë nga qielli mbi Ukrainë çdo ditë dhe duhet të jemi në gjendje të mbrohemi nga sulme të tilla”, tha ai.
“Anëtarët e NATO-s gjithashtu kanë nevojë për mijëra tanke dhe automjete të armatosura dhe miliona fishekë artilerie”, tha Rutte.
“Duke pasur këto rezerva, ne mund të pengojmë agresionin”, theksoi ai.