“UDHËTIMI” I FUNDIT I BAJRAM CURRIT:
DRAGOBI – KOLGECAJ – ZOGAJ – KRUMË…”
(Kujtime të bashkëkohësit Ukë Arif Ahmeti)
1 – Babai im, Ukë Arif Ahmeti-Hajdarmataj, në moshën96 vjeçare, që në rini më pat treguar episode tëndryshme për traditat atdhetare e luftarake të të parëvetanë. Sidomos i kam dëgjuar me interes dhe i kamregjistruar në kujtesë ngjarjet e tij rreth figures së ndriturtë “Plakut të maleve” dhe “Dragoit të Dragobisë”, Bajram Curri, Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit. Ështëkrenari për të gjithë ne që me emrin e tij, është pagëzuarqyteti i bukur alpin, i cili më parë quhej fshati Kolgecaj. Arif Ahmet Hajdarmataj, gjyshi im, kishte lindur nëfshatin e bukur Zogaj të Malësisë së Gjakovës (Tropojë) në1843 dhe vdiq po aty, në moshën 102-vjeçare. Shtëpiae tij dhe e kushërinjve tanë kanë qenë bazë e sigurtë përstrehimin e Bajram Currit me luftëtarët e tij, sa herë qëatyre u paraqitej nevoja. Po kështu ata morën pjesë nëbetejat e zhvilluara me udhëheqës Bajram Currin në tërëkrahinën e Bytyçit e më gjerë, si në Zogaj, Kam, QafëPrushi, Krumë e Gjakovë. Për këtë arsye vetë Arifi ështëarrestuar e gjykuar nëPrishtinë, ku e kanë dënuar me 101 vjet burg. Aty i vuajti disa vite burgim dhe doli prejandej vetëm kur burgu i Prishtinsë u thye ngademonstruesit kosovarë. Më pas ai erdhi në vendlindje, pranë fshatit Zogaj.
Foto Bajram Curri i vrarë
2 – Siç është e njohur, në dimrin e ashpër 1925, kryetrimin Bajram Curri, i cili kishte dhënë aq shumë, me punën dhe luftën e tij të vendosur e të pandërprerëpër Kosovën e Shqipërinë, e rrethuan në Shpellën e Dragobisë. Ishte pikërisht data 29 mars e atij viti kur pas një qëndrese heroike, ai u vetëvra, për të mos u dorëzuari gjallë në duart e kundërshtarëve të tij zogistë. Porgjithashtu, një këngë popullore dëshmon dhebashkëkohës tregojnë, se është e njohur edhe mundësiaqë atë e prenë në besë, duke krijuar kushtet qëkundërshtarët e tij ta vrisnin atë lehtësisht!? Lajmi ivrasjes së Bajram Begit, siç e quanin malësorët me respekt të veçantë, u përhap kudo, siç thonë, ishte “më iidhtë se zana”. Ai mbërriti edhe në Zogaj dhe nëfamiljen e Arif Hajdarmatajt, kryefamiljar i asaj kohe, sidhe e mbuloi në zi tërë fshatin. Pas vrasjes, trupin e Bajram Currit e zbritën nëpër Grykën e Dragobisë, nëShoshan, Margegaj dhe e lanë, pak kohë, në fshatinKolgecaj, të Malësisë së Gjakovës (Tropojë) Pasaj, atë e hipën në një kalë dhe e nisën, udhës për në Krumë tëHasit, ku ishte qendra e Nënprefekurës. Kur trupi iBajram Currit dhe shoqëruesit e tij mbërritën në Zogaj, aty u bë një ndalesë e paparashikuar, madje e detyruar. I pari u doli atyre përpara Arif Ahmet Hajdarmataj bashkëme Zmajl Zymerin, Rexhep Alinë, Ajdin Zenelin, Bajram Hoxhën e ndonjë tjetër. Sakaq shkëmbyen fjalëpaksa të ashpra, me shoqëruesit e të ndjerit BajramCurri. A na la Begi-a? – iu drejtua atyre Arifi. Po, na la, Arif! – u përgjigjën ata njëzëri. Pra, vdiq dhe “Ora e Malësisë së Gjakovës”, shtoi Arifi me zë të lartë. Ashtuështë, Arif…Bile, Ora e Malësisë së Gjakovës, Kosovëse mbarë Shqipërisë, u përgjigjën disa të posaardhur…Atëherë, ku po e çoni ju trupin e Begit tonë? – iu drejtuaatyre me zë kumbues. Për në Krumë, kështu kemivendosur, u përgjigjën shoqëruesit e tij. Pse kështu, breburra! A doni me na koritë tërë Malësinë e Gjakovës-a? – foli i vendour Arifi. Nuk paska tokë sa për ta shti nëvarr Begin, pa e dërguar atje-a? Pastaj shtoi i vendosur: – Unë dëshiroj që ta varrosim në tokën time, pra këtu nëZogaj. Tokë kam mjaft e nuk më dhimbset aspak. Kështu do të jemi të gjithë si fshat, të nderuar që ta mbajmë këtu Bajram Currin tonë…
Trupin e pajetë të Bajram Currit, Arif Hajdarmataj me bashkëfshatarët e Zogajve e shoqëruan me sy, me dhimbje e lotë, derisa ata u larguan për në Krumë tëHasit…
Për meritat e tij luftarake dhe mbështetjen që i ka dhënëBajram Currit gjatë jetës së tij, Presidenti i Republikë sëShqipërisë e ka dekoruar Arif Hajdarmatajn me medaljee urdhra të ndryshëm. Traditën e tij luftarake e vazhdoiedhe djali i tij e babai im Ukë Arif Hajdarmataj. Ky u rreshtua partizan në radhët e Brigadës XXV Sulmuese, e cila u krijua në Malësinë e Gjakovës (Tropojë).
Foto familja e Bajram Currit Hajrija
3 – Në mbyllje të këtyre kujtimeve, më duket me interestë tregoj edhe diçka tjetër…Në muajin tetor 1962, nëqytetin e Shkodrës zbriti nga Zogajt, Hyrë Islam Hajdarmataj, bashkëshorte e Arif Ahmet Hajdarmatajt.
Ky kishte 10 vajza dhe vetëm 1 djalë, Ukën, pra babaintim, të cilit i la trashëgim disa hektarë tokë, bagëti e bletë. Në atë udhëtim, gjyshja Hyrë vinte që të mëtakonte mua, nipin, pasi ndiqja shkollën pedagogjike përmësues. Kur ajo shkoi te Hoteli “Adriatik”, mësoi se sportelistja ishte bija e vogël e Bajram Currit, praHajria. Kështu, të dyja u përqafuan me përzemërsi. Hajria i tregoi asaj se i iati i fliste vazhdimisht përmikpritjen e mjaft malësorëve, pra dhe atyre të fshatitZogaj, ku veçonte pikërisht shtëpinë e mysafires, Hyrës, me bashkshort Arif Hajdarmatajn. E mallëngjyer Hyriaiu drejtua Hajries: “Po gëzohem sikur të më kishte lindënjë djalë, që u njohëm sonte bashkë dhe që je çika e Begit tone të paharruem…! Ndësa Hajria e përqafoi sinënën e saj dhe iu përgjigj: “Sonte nuk ka hotel përty…!” Sapo e mbaroi punën e asaj mbrëmjeje aty kushërbente, Hajria e mori Hyrën në shtëpinë e saj bujare.
Ibrahim Hajdarmataj Antar i Komitetit Kombwtar O.V.P të LANÇ “NDERI I KOMBIT”