Biznesmeni mikpritës e bujar, humanisti Ram Geci, pronari i vetëm i “Tirana International Hotel & Conference Center”, ishte sponsori i veprimtarisë kombëtare: “Takim me shkrimtarin tonë, Besnik Mustafaj”, organizuar nga Shoqata “Tropoja”, me 324 të ftuar të pranishëm, me 25 janar 2025, ditë e shtunë, prej orës 11.00, në sallen e madhe “Akernia” të këtij hoteli me katër yje, në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, të metropolit Tiranë.

Humanisti Ram Geci e sponsorizoi pagesën e Sallës “Akernia” në Hotel Tirana International (sallë e formatit akademik; me Panel të Drejtimit në tavolinën kryesore në podium e me katër mikrofona fiks; me tavolinë për Sekretarinë e Takimit; me 2 video-projektor; me 1 laptop e specialistin e hotelit për monitorim gjatë Takimit; me internet; me 1 mikrofon valor; me Foltore të Takimit; me Tavolinë rregjistrimi në hyrjen kryesore të sallës për Panair të vogël me veprat e autorit, me parking falas për të gjitha makinat që ishin në mjediset e hotelit; me shishe uji në sallë. I gjithë personeli i Sektorit të Eventeve të Hotel Tirana International ishte në krye të punëve, në sallën “Akernia” të Takimit, me një përkushim të madhe e kulturë të lartë pune.

Shoqata “Tropoja”, si organizatore e kësaj Veprimtarie Kombëtare “Takim me shkrimtarin tonë, Besnik Mustafaj” gjen rastin e mirë t’i shprehin Mirënjohjen e saj, biznesmenit humanist Ram Geci, për kontributin e tij donator, për këtë aktivitet të madh që mori vlerësime e urime nga pjesmarrësit, të Ftuar Nderi nga Shqipëria e Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi, Europa, Amerika etj.

Biznesmeni humanist Ram GECI është njeri i vlerave të larta dhe i nderave të mëdha.