Se një lugë mjaltë në ditë, me ujë, çaj apo me uthull molle, forcon rezistencën e organizmit, kaherë dihet

Mirëpo, nuk e kanë të gjithë të qartë që mu ajo lugë është masa e duhur.

Pikërisht është ajo sasia e produktit të bletëve e cila ngre nivelin e antioksidanteve, të rëndësishme në luftë kundër shumë sëmundjeve.

Mjalti përmban sasi të ndryshme polifenoli, antioksidante për të cilat konsiderohet që mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, por edhe nga sëmundjet e tjera, theksojnë ekspertët.

Njëkohësisht, ajo sasi është e mjaftueshme të plotësojnë nevojën për ëmbëlsirë, gjë që është shumë me rëndësi për të gjithë ata të cilët hanë ëmbëlsira.

Gjithashtu, kjo është sasia e cila nuk do të ndikojë në linjën e trupit.

Është llogaritur që adhuruesit e ëmbëlsirave brenda vitit mesatarisht hanë rreth 75 kilogramë ëmbëlsira.

Për shëndetin e tyre do të ishte mirë që së paku një pjesë të tyre të zëvendësojnë me mjaltë, rekomandojnë ekspertët.