Dimri është stina e pushimeve, dhuratave, udhëtimeve dhe zbulimit të destinacioneve të reja.
Vit pas viti, numri i shqiptarëve që zgjedhin të festojnë festat e fundvitit jashtë Shqipërisë, vijon të jetë gjithmonë e në rritje. Madje edhe i atyre që zgjedhin të udhëtojnë me makinën e tyre.
Por siç e dimë, çdo automjet me targa shqiptare, e ka të detyrueshëm pajisjen me Sigurimin “Karton Jeshil” sa herë që del jashtë Republikës së Shqipërisë, përjashtuar vetëm Kosovën.
Çfarë është siguracioni “Karton Jeshil”?
Siguracioni “Karton Jeshil” është sigurimi i detyrueshëm për të gjithë automjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë, që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, në një nga vendet anëtare të Këshillit të Byrove.
Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit.
Shtetet ku vlen “Kartoni Jeshil”:
Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi, Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari, Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë, Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi, Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali i Zi, Azerbajxhan.
Përse të zgjedhim “Kartonin Jeshil” nga SIGAL UNIQA?
– SIGAL ofron komoditetin e blerjes online, në çdo moment, kudo ndodheni. Mjafton të keni internet në celularin tuaj.
– SIGAL është e vetmja kompani që ofron falas asistencën juridike kur klientët e saj qe janë përfitues në një aksident.
– SIGAL ofron edhe mundësinë që, bahkë me “Kartonin Jeshil” të keni gjatë udhëtimeve tuaja edhe shërbimin e Asistencës Rrugore “SIGAL AutoSOS”, e vetmja e këtij lloji në Shqipëri.
“SIGAL AutoSOS” me mbulim rajonin dhe Evropën mundëson:
- Qendër kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
- Riparim në vend i automjetit
- Shërbim Karroatreci
- Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
- Parkim
- Akomodimi në hotel
- Riatdhesim me tren / avion ose udhëtim drejt destinacionit tuaj
- Shërbim Taxi
Blini ONLINE tani paketën më të mirë në treg, direkt nga celulari juaj, dhe mos u shqetësoni për të papriturat që mund të hasni në rrugët e rajonit apo Europës.
“Karton Jeshil + AutoSOS”
https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/KJ/KartonJeshilOnLine.aspx
SIGAL, lider i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon
E themeluar më Shkurt 1999, SIGAL operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni.
Falë strategjisë së zgjedhur, modelit të biznesit, menaxhimit dhe stafit profesional, SIGAL UNIQA është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në treg, duke e udhëhequr atë me rreth 30% të tij.
Sot, SIGAL është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.
Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë së SIGAL.
SIGAL, udhëtojmë më mirë së bashku
Web: www.sigal.com.al
E-mail: info@uniqa.al
Whatsapp: 068 60 62 829