Është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s, me Italinë që do të përballet me Gjermaninë në këtë raund të ndeshjeve.
Skuadra e Luciano Spallettit e dorëzoi vendin e parë në grupin e saj pas humbjes ndaj Francës, këtë muaj, ndaj tani shortuar përballë Gjermanisë në ¼ finale. Shorti u përbë nga katër fituesit e grupeve dhe vendet e dyta nga Liga A e këtij kompeticioni, edicioni 2024-2025.
Çerekfinalet janë futur në Ligën e Kombeve për herë të parë këtë sezon, teksa Kroacia do të përballet me Francën në një ripërsëritje të finales së Kupës së Botës 2018.
Holanda u shortua përballë fitueses në fuqi të Ligës së Kombeve, edhe “Euro 2024”, Spanjës, ndërsa Danimarka do të sfidojë Portugalinë.
Çerekfinalet do të zhvillohen me nga dy ndeshje, në shtëpi dhe jashtë fushe, gjatë pushimit ndërkombëtar të 20 dhe 23 marsit 2025.
Shorti i çerekfinaleve të “UEFA Nations League”:
Holandë-Spanjë
Kroaci-Francë
Danimarkë-Portugali
Itali-Gjermani