Ndërkohë që po përmbyllet entuziazmi i fitores së merituar dhe spektakolare (Shtëpinë e Bardhë, Senatin, Kongresin dhe votënpopullore) kundër të gjithëve, pra kundër kundërshtarëve, faktorëve (fake-news, deep fake dhe exit polleve fake), etj, zemrat, mendjet dhe shpresat (hearts & minds & hopes) e mbi340 milion Amerikanëve por edhe botës janë drejtuar ngaDomald Trump, mbas marrjes së detyrës në Janar 2025. Në vijim gjeni përmbledhje mbi sfidat dhe pritshmëritë madhore të Presidencës së dyte 2-të për 4 vitet në vijim:
Së pari, përgjatë 4 vitet në vijim, Trump-2 do të përballet me “betejën e jetës së Tij”, pra me premtimin solemn për ta bërëAmerikën përsëri të madhe (e shqipëruar edhe më të fortë), ose një superfuqi të pakonkurrueshme dhe të pamposhtur në shekujt që vijnë.
Amerikanët votën dhe besoj janë shpresëplotë se Trump-2 do ta shpëtojë/shërojë USA nga “Deep State” (faktorë të nënëdheshëm); demokracia fasadë, korrupsioni, ushtria e burokratëve me kullaro demokratike, si dhe interesat e filantropistëve që kanë pushtuar shtetin Amerikan, DASh dhe institucionet federale.
Përsa ekonominë, pothuaj të gjithë Amerikanët janë të sigurt, se Trump-2 do të vijojë me sukses uljen e taksave (nga 35 në 21 % (mandatin e 1-re) në 15 %) dhe përmirësimin e mirëqënies sëqytatarëve.
Po ashtu, shumica dërrmuese besojnë se ai do t’i përmbushpremtimet për politikat e ashpra kundër krimit të organizuardhe emigrantëve të paligjshëm; për vlerat konservatore të familjes; pabarazitë racore; komunitetet e margjinalizuara si dhe për forcimin dhe kohezionin e kombit Amerikan.
Së dyti, tashmë të gjithë e pranojnë (edhe humbësit), se ShBA dhe bota po trashëgon një statuskuo edhe me të errët në fushën e sigurisë se ajo që Ai la në 2021. Kështu, Trump-2 do të përballetme një botë shumë më të tronditur nga luftëra të përgjakshme sidhe konfliktet të pazgjidhura në Ukrainë, Lindjen e Mesme, rritje të tensioneve me Kinën mbi Tajvanin, etj.
Sfida më kritike mbetet politikat dhe qasja e Trump-2 me 4 vendet diktatoriale, Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani, Ndërkohë, 50 mijë ushtarë rusë dhe koreano-veriorë në tokënRuse janë gati të nisin një mësymje të përgjakshme kundërUkrainës, çka: “me zgjedhjen e Trump-2, sigurisht nuk ka për të ndodhur”!
Të jemi të vërtetë, asnjë nga këto sfida nuk do të kishte qenëndryshe nëse Znj. Harris do të ishte zgjedhur Presidente. Dallimi thelbësor gjendet në mënyrën se si Trump-2 do të përdorfuqinë e lidershipit, krenarisht më të fortë ndaj këtyrekundërshtarëve, ose armiqve potencial. z.Trump kurrë nuk kabërë premtime majtiste dhe nuk ka gjasa që këtë mandat t’juflasë amerikanëve me termat e “gjeostrategjisë së madhe“.
Ajo që të gjithë shpresojmë është që Trump-2 të bashkojë fuqinëekonomike, ushtarake, diplomatike, teknologjike dhe forcën e leadership-it të Tij jo vetëm për të ta rikthyer USA si njēsuperfuqi të pa-konkurrueshme por edhe për një botë me të paqme. Për ta ilustruar pritshmeritë nga qasja e fortë Trump-2, po sjellim si referencë ilustruese me 3 mësime nga historia:
- a)Falë fuqisë së pakonkurrueshme ushtarake të ShBA, Bashkimi Sovjetik u tërhoq (me bisht në shalë) nga pragu injë konflikti bërthamor ShBA për vendosjen e raketave në Kubë në 1962.
- b)Falë angazhimit të ShBA-ve në 1989 u rrëzua muri i Berlinit, përfundoi Lufta e Ftohtë, ndërsa BRSS dhe traktati iVarshavës u shkërrmoqën.
- c)Falë ndërhyrjes së ShBA në dhjetor 1941, tre fuqi gjakatare të luftës së II-të (Gjermania e Hitlerit, Italia e Musolinit & Japonia Perandorake) u gjunjëzuan në maj 1945;
Mësimi i përbotshëm nga këto tre fitore/fakte historike, është se konfliktet nuk zgjidhen vetë, as me fjalime populiste. Në të 3 rastet, fuqia e USA dhe vendimet e Presidentëve Amerikanëkanë qënë vendimtare, apo Jo? Prandaj mbetem shpresëplotë se kështu do të ndodhë përsëri, pra Presidenti Trump-2 do ta ndalëluftën dhe do u jap një mësim-force boshtit të agresorëve kundërpaqes, lirisë, ose të keqes së njerëzimit.
Kërcënimi më i madh i sigurisë për ShBA NATO/BE dhe aleatëte tjerë të USA, mbetet partneriteti agresiv i Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut. Ish-zyrtarë të administratës Trump-1, ende nukbesojnë se ky mandat do të jetë i mjaftueshëm, Trump-2 kashumë besim se do ta shkruajë historinë e tij duke i gjunjëzuarme çdo çmim (Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut), qoftë edheduke e konsideruar si “sfida individuale”.
Sigurisht Trump-2 ka premtuar një qasje shumë më të ashpërndaj Iranit, kundër të cilit, Trump-1 ndoqi një qasje të “presionitmaksimal” të sanksioneve në mandatin e tij të parë. Ai gjithashtuka konfirmusr se Trum-2 do të mbështetës fuqishëm Izraelin në përballjen kundër Iranit. Një arsye më shumë është edhe faktizyrtar se: “Byroja Federale e Hetimit kishte penguar një komplotiranian për të vrarë Trump para zgjedhjeve”!
Lidhur me Rusinë, Trump në negociata me PresidentinVladimir Putin, do të demonstrojë: “besimin të fuqia e leadershipit të Tij të gërshetuar me diplomacinë e forcës, ekonomine e pakonkurrueshme dhe fuqinë e pamposhturushtarake të ShBA”! Kjo u konfirmua nga vetë z. Trump para pak ditësh, kur shpalosi ofertën (si paralajmërimi itTij i funditpara se të ulet në dhomen ovale) ndaj Putinit, duke i kërkuar që: “edhe për të mirën Rusisë t‘i jap sa më parë fund luftës, me qëllim për të shmangur një kolaps ekonomik (nga bllokada dhe përdorimi rezervave për zhvlerësimin e çmimit të naftës dhe gazit) !
Z.Trump është i bindur se paqja në Ukrainë mbetet sfida me kritike me të cilat do përballet gjatë Presidencës-2. Ai është poashtu i vetëdijshëm se në rast dështimi (që ka pothaj zero mundësi), do të inkurajohej Kina për të gllabëruar Tajvanin, Kremlini do të nxiste destabilitetin e Ballkanit, etj.
Lidhur me Kinën, Trump do të rrisë luftën ekonomike. I pyeturnëse do të përdorte forcën ushtarake për të mbrojtur Tajvanin, z.Trump ka konfirmuar se “nuk mendonte se do të arrinte kurrënë këtë, sepse udhëheqësi kinez Xi Jinping nuk do rrezikontekaq shumë, sepse ai më respekton dhe e di që jam i çmendur”! Pra praktikisht, Kina do të jetë shumë më e dobët ekonomikisht, pasi importet USA në 6 vitet e fundit kanë rënë nga 20 % në 13 %.
Përkundër mospërputhjeve ndaj “çdo forme naive të Trump-Atlanticizmit“ siç e quajti z. Macron (që cinikisht i shet avionëRefale Serbisë), në një kohë kur z. Trump, ka nënvizuar qëAleanca Euroatlantike ka më shumë se kurrë nevojë përkohezion ndaj boshtit të agresorëve, ndërkohë ka ri-konfirmuarse do të vazhdojë presionin e Tij : “për NATO dhe BE më të fortë, rrjedhimisht një botë edhe më e sigurt”.
Në shtesë, duhet thënë po ashtu se, emërimet e para që z. Trump ka konfirmusr për në postet e larta tregojnë vendosmërinë për t’içuar në fund punët dhe janë shpresëdhënëse. Deri më tani, Trump ka zgjedhur senatorin Marco Rubio sekretar të shtetit;Senatorin Mike Waltz (veteranin e forcave speciale) si këshilltarpër sigurinë kombëtare, ndërsa senstorin John Ratcliffe, drejtortë Inteligjencës Kombëtare (CIA), etj.
Së treti, Sfidat e Tump-2 dhe disa mesazhe shpresëdhënëse për interesat (mbarë) Kombetare:
✓ Ndërkohë që janë tërhequr “pa lavdi por me zvarritje” ngadeliret e (mbi) Pushtetit se: “Trump-1, përbënte kërcënim përShBA dhe marrëdhëniet me Shqipërinë”(!), edhe gjatëTrump-2 do të (keq) zhgënjehen Politikanët kusarë dhe sovranistët marsist, nëse mesazhet e forta apo fotot me Presidentin Trump, etj; “t’jua shesin shqiptarëve si mbështetjepartiake apo personale”. Presidenti Trump-1 ka provuar se prioritet i Tij nuk janë emrat e shtetarëve të radhës as mbiemrat e pronarëve/kryetarëve të partive, por vetëmkonvergjenca e interesave Amerikane me ato të RSh në rajon, mesdhe etj”.
✓ Përfshi emërimin Drejtorit të Ri të CIA-s (i vetë ekspozuar me simbolikën dykrenare), çka ka tërbuar jo vetëm Beogradin, sidhe përtej entuziazmit folklorik në Prishtinē, Tiranë, mbetemshpresëplotë se, Trump-2 do të “ri-investohet personlisht”, për të përmbyllur Projektin e Tij /Marrëvëshjen të Paqes, nënshkruar në Dhomēn Ovale, (shtator 2020)” nga dy vendetsovrane (Kosovë-Serbi), duke imponuar zbatimin e një: “paketë me investimes gjeostrategjike si autostrada e paqesBeograd-Prishtinë, Port rajonal në ujërat e thella të Adriatikut, si dhe rikthimin njohjeve të reja të Kosovës”. Pranjë marrëveshje e përforcuar, përkundër oshilacioneve të Millosheviçit dhe interesave gjeopolitike të Moskës në Rajon.
✓ Përkundër përrallave bollshevike se “do na vijë vetë DomaldTrump të shpëtojë Shqipërinë” e (keq) gjunjëzuar nga fuqiaelektorale e mbi-pushtetit, pasojat e shtetit të dështuar dhe demokracia fasadë, shpresoj që gjenerata e rritur në liri (mbas1990) si dhe mbarë-shqiptarët të: “vetë-prodhojnë një Trump ose një Lëvizje Trumpiste” duke j’u ri-kthyer me këllqet e Saj vlerave të së djathtës moderne: “Familja, Atdheu, Zoti, Vota, Tregu, Interesat Kombëtare, balancat demokratike të pushteteve dhe orientimi Euroatlantik i Kombit tonë të bekuar”
Zoti e bekoftë Presidencën Trump-2, partneritetin me ShBA sidhe aspiratën e Shqiptarëve, për ti bërë RSh dhe Kosovën sigjithë Europa demokratike.
Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut; & ish:
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Këshilltar i Presidentit të RSh; Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.