Nga sot nuk ka më justifikime për të mos ngrënë mëngjes! Mund ta përgatisni që në darkë atë dhe ta lini gjithë natën në frigorifer. Dhe nuk është nevoja të qëndroni mbi sobë. Bëhet fjalë për të përzier tërshërën (e cila është baza e këtyre katër llojeve të mëngjesit), me qumësht apo kos. Përbërësit shtesë si frutat,farat apo reçelërat mund t’ia hidhni që në darkë ose mëngjes.
1. Tërshërë me karrotë dhe arra
Përbërësit:
1/3 kupe tërshërë
Fara chia
Qumësht bajamesh
1/3 kupe jogurt grek
¼ kupe shurup panje
Pak kanellë
1/3 karotë e grirë
Arra braziliane
2. Tërshërë me luleshtrydhe, biskotë e gjalpë
Përbërësit:
1/3 kupe tërshërë
1/3 kupe jogurt grek
½ kupe qumësht
Luleshtrydhe
Gjysmë bananeje
Fara chia
Kanellë
Udhëzime:
Të nesërmen vendoseni për 26 sekonda mikrovalë dhe shtoni një lugë gjalpë luledielli dhe një biskotë gjalpi.
3. Tërshërë me banane
Përbërësit:
1/3 kupë tërshërë Coach
½ kupë qumësht
Pak kripë
Kanellë
1/3 kupë fruta pylli të ngrira miks
Gjysmë banane
Shijojeni të ngrohtë ose të ftohtë, me ose pa kafe
4. Tërshërë me granola
Përbërësit:
1/3 kupe tërshërë Coach
1/3 kupe jogurt grek
½ kupe qumësht
½ lugë gjelle fara chia
½ banane
Pak kripë
Në fund shtoni disa fara chia dhe disa kokrra granola