Varfëria është shkaku i rritjes së numrit të krimeve në Estoni, sugjeronte dje ministrja e drejtësisë dhe ‘dixhitalizimit’, Liisa Pakosta, para publikimit të një raporti të KE ku parashtrohej përkeqësimi i gjendjes ekonomike në vend, që prej nisjes së konfliktit të Rusisë fqinje me Ukrainën.

Pasi nivelet e krimit kishin qenë në rënie prej një dekade, ato nisën të rriteshin në 2023, tha Pakosta për rrjetin shtetëror ERR. Vjedhja ishte krimi më i zakonshëm vitin që shkoi, teksa nivelet e krimit janë rritur me 4% çdo vit prej 2022, ndërsa mashtrimet ishin rritur me 25%, shtoi ajo.

Shifrat janë në fant pjesë e një tendence të gjerë evropiane për të cilën ekspertët fajësojnë përkeqësimin e gjendjes social-ekonomike.

Pakosta shtonte se për fat të keq shumë prej atyre që vidhnin thonin se bëjnë pasi nuk kanë të ardhura për artikujt ushqimorë bazë.

Shifrat zyrtare në vend thonë se 20% e popullatës prej 1.37 milionë të Estonisë rrezikohen nga varfëria, ndërsa shifra e varfërisë ekstreme qëndron në 2.7%.

Prodhimi brendshëm bruto i vendit u reduktua me 3% në 2023, teksa recesioni pritet të vijojë edhe këtë vit prej kërkesës së dobët vendase, shkruan Komisioni Evropian.

Mes faktorëve të tjerë të përmendur ishte dhe “rritja e dobët ekonomike e vendeve me të cilat Estonia tregton, dhe shqetësimet e zgjatura gjeopolitike,” thuhet në raport.

Për përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë, Estonia iu bashkua fushatës së sanksioneve të BE duke ndaluar thuajse të gjithë tregtinë me fqinjin e madh lindor.