Amerikanët i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri, mes dy kandidatëve, Kamala Harris dhe Donald Trump.
Qendrat e votimit nisin të hapen nga ora 05:00 (11:00 sipas kohës lokale të Shqipërisë) në disa shtete lindore dhe votimet do të vazhdojnë në mbarë vendin deri në orët e mbrëmjes.
Republikani Donald Trump garon për herë të tretë. Në 2016 ai mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, por në 2020 humbi përballë Joe Biden. Ky i fundit u tërhoq nga gara presidenciale në korrik.
Ai u zëvendësua nga Kamala Harris, e cila nëse zgjidhet do të jetë gruaja e parë presidente e SHBA-vë.
MINUTË PAS MINUTE:
17:43- Zgjedhjet në SHBA/ Mesazhi i Biden për votuesit: Bëni histori, shkoni votoni!
“Bëni histori”, ky është mesazhi i Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë për votuesit për zgjedhjet amerikane, të cilat shfaqen si një garë e ethshme mes dy kandidatëve, Kamala Harris demokrate dhe Donald Trump republikan.
Presidenti amerikan u ka bërë thirrje njerëzve që të votojnë për Kamala Harris si pasuese të tij.
“Shkoni votoni”, shkruan ai në postimin e tij në X.
Ndërsa votimi ka nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për zgjedhjen e presidentit të ri të Amerikës, kandidatët Kamala Harris dhe Donald Trump, u bëjnë thirrje amerikanëve të ushtrojnë të drejtën e tyre duke votuar.
Harris, në një postim ku shfaqet me Tim Watz, shkruan: “Trokitni në dyer. Thirrni votuesit. Kontaktoni miqtë dhe familjen. Së bashku, ne do të shkruajmë kapitullin tjetër të historisë më të madhe të treguar ndonjëherë.”
Demokratët Radikalë Komunistë duan që ju të mblidhni gjërat dhe të shkoni në shtëpi. Së bashku, ne do të kemi një fitore të jashtëzakonshme dhe do ta bëjmë AMERIKËN SËRISH TË MADHE!”
Anketat në prag të ditës së zgjedhjeve flasin për një garë të ngushtë, veçanërisht në një grup shtetesh fushëbetejë, që do të jenë çelësi për të vendosur fituesin.
Të dy kandidatët mbajtën fjalimet e tyre të fundit para votuesve të hënën në të njëjtën pjesë të Pensilvanisë, afërsisht në të njëjtën kohë, duke kaluar ditën e fundit të fushatës presidenciale në një shtet që mund të jetë vendimtar në zgjedhjet e sotme.
13:58 –FOTOLAJM/ Me kafe në dorë, qytetarët amerikanë në radhë për të votuar për Presidentin e ardhshëm
Shumica e shteteve amerikane kanë hapur qendrat e tyre të votimit, ku qytetarët presin në radhë për të votuar. Në Filadelfia, Pensilvani shihen rreth 50 qytetarë, të cilët janë në radhë, ndërsa për të shmangur të ftohtin e mëngjesit në dorë mbajnë filxhanin e kafes, shkruan BBC.
Kandidatja demokrate, Kamala Harris ka shpërndarë postimin e saj të parë në platformën X që kur u hapën qendrat e votimit në SHBA. “Amerikë, ky është momenti për të bërë zërin tuaj të dëgjohet”, thotë nënkryetari aktual.
Kundërshtari i saj, Donald Trump, nuk ka postuar që nga hapja e sondazheve, por tha në platformën e tij “Truth Social”: Është koha për të dalë për të votuar- kështu që se bashkë, mund ta bëjmë Amerikën së madhe sërish!!!”
Ndërsa presim që të dalin rezultatet e garës për zgjedhjet presidenciale, ja çfarë duhet të dini për Ditën e Inaugurimit.
Ceremonia e ardhshme e inaugurimit do të mbahet të hënën, më 20 janar 2025.
Betimi i Presidentit të ri do të zhvillohet në ndërtesën e Kapitolit të SHBA në Uashington DC.
Shumë figura të njohur në SHBA kanë dalë në mbështetje të kandidatëve për president, por se çfarë efekti kanë ata tek votuesit ka debate të shumta.
10:45 – Paralajmërimi i Inteligjencës amerikane: Rusia kërkon të minojë besimin në zgjedhje
Shefat e inteligjencës amerikane po paralajmërojnë se “kundërshtarët e huaj” – përfshirë Rusinë – po kryejnë operacione për “minimin e besimit të publikut në integritetin e zgjedhjeve në SHBA dhe për të nxitur përçarje midis amerikanëve”, raporton BBC.
Donald Trump dhe Kamala Harris mbajtën fjalimet e tyre të fundit para votuesve mbrëmë vonë pas një fushatë të gjatë elektorale, me tubime, intervista e reklama. Harris do të jetë sot në Uashington DC duke marrë pjesë në intervista në radio, raporton CNN. Ndërkohë, Trump pritet të mbajë një festë natën e zgjedhjeve në West Palm Beach, Florida.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump ndanë nga tre vota secili në fshatin e vogël të Dixville Notch në New Hampshire. Ky fshat është i parë që nisi dhe mbyll ditën e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
08:15- Gara “kokë më kokë” mes Trump dhe Harris! Kur do ta zbulojmë se kush i ka fituar zgjedhjet në SHBA?
Në disa gara presidenciale, fituesi është shpallur vonë natën e zgjedhjeve, ose herët në mëngjes. Këtë herë, gara mund të nënkuptojë që mediat duhet të presin më gjatë përpara se të parashikojnë se kush ka fituar.
Sot Amerika voton dhe duket se gjithë bota po pret me kërshëri emrin e fituesit që do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Votimet mbyllen sot në mbrëmje, por gjasat janë që ne nuk mund të dimë se kush nga kandidatët, Donald Trump apo Kamala Harris ka fituar, edhe pas disa ditësh zgjedhje. Gara në zgjedhjet elektorale në SHBA është shumë e ngushtë. Të dy kandidatët po bëjnë fushatë për çdo votë dhe kanë vendosur që të zhvillojnë aktivitete në shtetet më të rëndësishme që pritet të vendosin fatin e zgjedhjeve.