Në një listë të përpiluar që trajton kryesisht çështjet ekonomike, Kosova është renditur ndër vendet më të varfëra në Evropë për vitin 2024, në vendin e tretë, pas Ukrainës dhe Moldavisë. Në këtë listë Shqipëria është renditur si vendi i pestë më i varfër ne Evropë, pas Armenisë.
Në raportin e publikuar thuhet se lista është krijuar mbi bazën e prodhimit të brendshëm bruto (GDP) për frymë banori. GDP-ja (PBB-ja) pasqyron vlerën e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në një vend.
“Kjo renditje pasqyron të dhënat më të fundit të PBB-së për frymë dhe mund të ndryshojë pak në varësi të burimit të saktë dhe vitit të përdorur”, bënë të ditur “World of Statistics” në publikimin e raportit në platformën X, për vendet më të varfra në Evropë sipas PBB-së për frymë (nominale).
Pas Shqipërisë ndër vendet më të varfra janë Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia në vendin e nëntë dhe Mali i Zi në vendin e dhjetë.