Pankarta me mbishkrimin ku shprehet Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve  në Bujanoc jo që  kan marr hov dhe jan krijuar si dukuri në rritje, por jan shëndërruar në përditshmëri.

Brenda një jave pas mbajtjesë së  protestestës gjithë popullore, ku më datën 12 gusht në mënyrë paqësore, me moton: për IDENTITET dhe DINJITET, në organizmin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku morën pjesë gjithë subjektet politike që veprojn në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, por edhe Shoqata dhe  nga familjarët e dëshmorëve, si dhe nga Organizata e veteranëve të ish,UÇPMB-së, që pati një masivitet, dhe ishte një  harmonizim dhe koordinimin i të gjithëve  KUNDËR pasivizimit, përmesë pastrimit Etnik-diskriminimit.

Mbrenda një javë jan shkruar pankarta me mbishkrimin,,Vdekje shqiptarëve” dhe ,,Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi”.

Këto mbishkrime po manifestojn një Gjuhë të urrejtjes, po japin një mesazh kërcënimi, jo vetëm kundër shqiptarëve në Bujanoc, por jan mbishkrim të urrejtjesë kundër gjithë neve shqiptarëve.

Meqë  mbishkrime ku shprehet Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve, nuk kemi vetëm në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, por kemi gjithëandejë Serbisë.

Republika e Serbisë, publikisht dhe zyrtarisht, do të duhej të dënon këto akte, ku me mbishkrime  shprehet Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve.

Kur fyhet një Popull i tërë, kur krijohet urrejtje ndaj një Populli të tërë, do të duhej të reagon në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare dhe të nxirret një Deklaratë, në këtë rast përfaqësuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës, do të duhej së paku të kërkojn ndriçimin e rastit.

Posaqërisht  Republika e Shqipërisë, pasi ka marrëdhënje diplomatike me  Republikën e Serbisë, në bazë të kushtetutës, të dërgon një NOTË PROTESTE ndaj Beogradit zyrtar, pasi kemi  mbishkrime të shpeshta gjithëandej Serbisë  ku shprehet Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimit ndaj neve Shqiptarëve.

Autori i këti vështrimi: Refik HASANI                                         Datë,  20.08.2024