Fituesit e Kampionatit Europian që nga fillimi i Turneut pasi SpanJa mundi Anglinë 2 – 1 në finalen e së dielës në Berlin.

Vendet që kanë fituar më shumë Kampionatin Europian sipas Reuters

4 – Spanja

3 – Gjermania (Dy si Gjermania Perëndimore)

2 – Franca, Italia

1 – Rusia (si Republikat e Unionit të Bashkimit Sovjetik) dhe Republika Çeke (si Çekosllovakia)

Holanda, Danimarka, Greqia, Portugalia

Reagimet pas fitores së Spanjës pas fitores 2 – 1 ndaj Anglisë në finalen e Euro 2024 të luajtur në Berlin.

Trajneri i Spanjës Luis de la Fuente: Nuk mund të isha më i lumtur. Të shoh tifozët, të shoh lojtarët. Një ekip i vërtetë, kampionët e Europës. E kam thënë se isha krenar, dhe sot jam edhe më shumë. Kjo konfirmon atë që jemi. Për mua, ata janë më të mirët në botë dhe sot e konfirmoj këtë pohim.

Nico Williams, ai i cili shënoi i pari golin për Spanjën, tha: Euforike. Të gjithë tifozët tanë e meritojnë. Vuajtëm shumë. Ata kishin një ekip të mirë. Kanë lojtarë që mund të bëjnë diferencën, por ne arritëm t’u bëjmë ballë armëve të tyre dhe në fund fituam Kampionatin Europian dhe jemi shumë të lumtur.

Mikel Oyarzaba, autori i golit të dytë, në minutën e 86 tha: Bëra  punën time. Bëra atë që duhej të bëja në çdo moment për të ndihmuar. Isha me fat që dhurova fitoren. Vetëm fakti që jam 26 vjeç, kjo është shumë e rëndësishme.

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, tha: Të humbësh një finale është shumë e vështirë.  U treguam të zotët, në ndeshje, duke barazuar. Mund ta kishim shfrytëzuar këtë moment për të ecur para. Nuk mundëm ta mbanim topin dhe ne u ndëshkuam për këtë.

Anglia, vendlindja e futbollit, nuk ka fituar një titull të madh në futbollin e meshkujve që nga fitimi i Kupës së Botës në vitin 1966.

Duke i shtuar dhe fitoren e sotme, Spanja e ka fituar Kampionatin Europian në vitin 1964, 2008 dhe 2012.