Nga Ramiz LUSHAJ
Sot ka ndrrue jetë mbi 103 vjeçari Haxhi Beqë Syla ngaShishmani i Gjakovës, me banim edhe në lagjen “Dardani” (Piskot) të qytetit të Gjakovës, veterani e invalidi i Luftës sëDytë Botërore, specialisti i shquar i lapsit të ekonomistitfinanciar, me një familje atdhetare e me kontribute për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, i Ftuar i Nderit më imoshuari në “Takimi i Gjakovës, 2021”, në “Takimi i Madh iPrishtinës, 2022” dhe në “Takimi i Madh i Tiranës, 2023”.
Veterani i Luftës së Dytë Botërore, Haxhi Beqë Syla, ishte luftëtar pjesmarrës deri në “Frontin e Sremit”, ku dhembeti i plagosur përjetësisht nga një shtangie-mbërdhirjemuskuli në dorën e djathtë prej ngricave të dimrit të acartë tëvitit 1945.
103 vjeçari Haxhi Beqë Sylaj e kishte një bibliotekë tëvogël në shtëpijat e tij, lexonte pothuaj çdo ditë libra, i lexonteedhe pa syze. Lexonte pothuaj çdo ditë deri në 70-80 apo dhembi 100 faqe libri dhe në kuvendime odash apo tavolinakafeje fliste për përmbajtjen e tyre, etj. Ai, gjatë jetës së tij, nga rinia nëpër luftëra e deri tek pleqëria në paqeshtetndërtimi të Republikës së Kosovës, i ka (ri)lexuar Fishtën(me “Lahuta e Malcisë” e “Mrizi i Zanave” etj.), “Lulet e verës” të Naim Frashërit e plot vepra të Vëllezërve Frashëri, Asdrenin, Çajupin, si dhe Nolin e Konicën…me qindra libra,deri tek veprat më të reja të Jusuf Buxhovit si vepradisavëllimshe “Kosova” apo vepra e Adem Lushajt “KrimetSerbe në Kosovë. Rasti i Deçanit” (këto dy vepra të Buxhovite Lushajt të sponsorizuara e botuara nga humanisti e botuesishqiptaro-amerikan Ramiz Tafilaj i Kosovës e Teksasit nëAmerikë).
Veterani Haxhi Beqë Syla, gjatë vitit 2021 e ka lexuar dyherë librin e Presidentit Amerikan Joe Biden me titull“Premtomë, baba” (“Neë York Times Bestseller”), i botuar nëshqip nga Shtëpia Botuese “Pema” në Kosovë, më 2020. Kur erdhi në “Takimi i Madh i Tiranës, 2023” e mbante në dorëkëtë libër, duke e shpalosur dukshëm para mbi 300 tëFtuarëve të Nderit nga e gjithë bota shqiptare.
103 vjeçari Haxhi Beqë Sylaj i Gjakovës ishte njëmjeshtër i mirë në përdorimin e çiftelisë, sidomos me sinkopa(lojë gishtash mbi perdet e instrumentit popullor), sikur tëishte Artisti i Popullit, i ndjeri Ndue Shyti i Pukës, ku tëpreferuarit e tij ishin artistët emërmëdhenj Maxhun Fazlia, Dervish Shaqa, Demush Neziri, Lan Dobra e të tjerë.
103 vjeçari Haxhi Beqë Sylaj i Gjakovës ishte dhe njëkëngëtar i mirë, i cili ka kënduar gjithë jetën e tij për vete e për të tjerët, gjithëherë e gjithkund, sidomos i kishte ma përqejf disa kangë si “Kënga e Halil Gashit” që kur e dëgjojekujtoje se po e këndonte me të vertëtë artisti i mirënjohurMaxhun Faslia i Kosovës dardane.
Haxhi Beqë Sylaj i Gjakovës ishte lexuesi më i moshuar i“Gazeta e Alpeve”. Në pesë vite ishte i abonuar i saj, ku dyvitet e fundit me interesim të biznesmenit humanist Ram Geci në Tiranë (në kuadrin e 10 abonimeve që i kreu për Shoqatën“Drini” në Gjakovë). Njiherit ishte edhe i abonuari ma imoshuar. Në një intervistë në një televizion të Kosovës (2022) thoshte duke qeshur me shpirt se “Gazetën e Alpeve ma bjenShqypnia në shpinë teme”. Numrin e fundit të “Gazeta e Alpeve”, numrin 96, e mori para një jave, pasi ia dërgoi nështëpinë e tij, miku i tij i mirë, Halil Ahmeti i Gjakovës, Drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Kosovën. Nga Takimet/Kuvendet tona janë nderuar me “Mirënjohje” edhe103-vjeçari Haxhi Beqë Sylaj, edhe miku i tij më i afërt, përditor në kafet e mëngjeseve, Ahmeti Krasniqi i Gjakovës.Nga një vizitë në shtëpinë e tij unë ruaj kutimet më të mira.
Veterani e invalidi i LDB, 103 vjeçari Haxhi Beqë Sylaj iGjakovës, ishte më i moshuari në përkujtimin e 80 vjetorit tëKonferencës së Bujanit, në dhjetor 2023, organizuar ngaShoqata e Intelektualëve “Jakova” dhe Organizata e Veteranëve të LANÇl– Dega Gjakovë. Ishte dhe në Takimin e Fundvitit 2023 të Shoqatës “Drini”, Gjakovë-Shkodër, shoqatë që ka dy dekada lobim për Korridorin Adriatik-Alpe, për Rrugën Bregut të Drinit. Askush nuk e dinte dhe as nuk e besonte se këto do të ishin dy veprimtaritë e fundit të tij. Veçse e parandjemë ikjen e tij kur nuk mundi të vinte në“Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” për shkak të përkeqësimittë gjendjes së tij shëndetësore.
Nesër, me 1 korrik 2024, ora 15.00, do të jetë Përcjellja e tij mortore për në Varrezat e qytetit të Gjakovës, ku do tënderohet me kortezhe pjesmarrje, me kurora e buqeta me lule, nga qindra e qindra vetë, personalitete të larta shtetërore, veteranë të luftërave, bashkëvendas e miq të tij, familjarët e tëafërmit e tij, duke i dhanë lamtumirën e fundit me plot dinjitete shumë mosharresë, se po na ikën një nga veteranët e invalidët më të moshuar të Luftës së Dytë Botërore.
_________
Teksti i fotove ilustruese të shkrimit:
1.- Veterani e invalidi i LDB, Haxhi Beqë Sylaj nga Gjakova, duke e përshendetur “Takimin e Madh të Prishtinës”- Takim PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik të 13 Majit 2022. (Në sfond, i shoqëruar nga miku i tij i afërt, Ahmet Krasniqi i Gjakovës).
2.- 100 vjeçari Haxhi Beqë Syla në “Takimi PanShqiptar i Gjakovës”, 24 qershor 2021, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” të Gjakovës.
3.- Veterani Haxhi Beqë Syla me vepren madhore disa vëllimshe “Kosova” të Jusuf Buxhovit dhe me “Gazeta e Alpeve” e botime të tjera.
4.- Veterani Haxhi Beqë Syla duke e lexuar librin e Presidentit Amerikan Joe Biden me titull “Premtomë, baba” (“New York Times Bestseller”), i botuar në shqip nga Shtëpia Botuese“Pema” në Kosovë, më 2020. (Foto nga Halil Ahmeti. Qershor 2021).
5.- Veterani e invalid i LDB, Haxhi Beqë Sylaj i Gjakovës në “Takimi i Madh i Tiranës, 2023”.
6.- Veterani e invalidi i LDB, Haxhi Beqë Sylaj i Gjakovës, ishte i abonuar në “Gazeta e Alpeve” në pesë vite, e lexonte atë pa syze deri në kohët e fundit të jetës së tij.