“La Gazzetta dello Sport”, kur bëhet gati të nisi faza e 1/8 të finaleve, ka përpiluar edhe formacionin e “dështimeve” të Euro 2024, deri më tani.
Tre janë futbollistët që bien në sy më shumë në këtë formacion, Bellingam i Anglisë si dhe dyshja e “gjelave” Dembele dhe Griezmann.

Padyshim nga të tre këto futbollistë pritej më shumë, por deri më tani ata kanë qenë tërësisht në hije. Pjesa tjetër e formacionit përbëhet nga futbollistë, kombëtaret e të cilëve e kanë përfunduar aventurën në Euro 2024.