Pavarësisht eliminimit që pasoi humbja 1 me 0 me Spanjë, Shqipëria doli me kokën lart nga Kampionati Europian. I kënaqur me paraqitjen e lojtarëve pas tri ndeshjeve në turneun gjerman, edhe trajneri Sylvinho.

“Dalim me kokën lartë nga ky kompeticion. Ishim në grupin e vdekjes, me yje të mëdhenj që kanë fituar gjithçka. Kemi bërë 3 ndeshje të kënaqshme. Kemi luftuar për çdo ndeshje. Kemi përmirësuar rezultatin, kemi luftuar deri në fund për çdo ndeshje. Kemi arritur një finish shumë të rëndësishëm, jam i kënaqur me lojtarët. Të gjithë mendonin se do të mundeshim me rezultate 3-0 dhe 4-0, por ne në çdo ndeshje kemi qenë aty duke luftuar deri në minutat e fundit”, tha Sylvinho.

Por cila është e ardhmja e Sylvinhos tashmë, a do të rinovojë ai me FSHF?

“Është Nations League dhe më pas eliminatoret e Kupës së Botës. Falënderoj Federatën, gjithë stafin dhe gjithë njerëzit me të cilët kemi punuar. Kemi bërë gjëra të mirë, kemi treguar rritje. Është e rëndësishme të vazhdojmë të luajmë dhe të provojmë sërish emocionet e Europianit dhe Botërorit”, tha Sylvinho.

Kuqezinjtë e mbyllën europianin me 1 pikë në ndeshjen e shkëlqyer luajtur ndaj Kroacisë, dhe me dy humbje minimale përmes një loje dinjitoze kundër Italisë dhe sidomos Spanjës, skuadra të rangut botëror.