Shoqëria e Sigurimeve Albsig pjesë e Kastrati group, një nga liderët e tregut të sigurimeve, është në vigjilie të 20 vjetorit të saj. Me krenari pret për të festuar 20 vite të sukseseseve të pandërprera, inovacioneve dhe përkushtimit ndaj klientëve në vecanti dhe komunitetit në përgjithësi. Me një histori të pasur dhe arritje të jashtëzakonshme, Albsig ka transformuar peisazhin e tregut të sigurimeve dhe ka ndihmuar mijëra individë dhe biznese të sigurojnë një të ardhme më të mirë.

Themelimi dhe konsolidimi i Shoqërisë Albsig.sh.a

E themeluar në shtator të vitit 2004 Albsig nisi aktivitetin e saj me një mision të qartë: të ofrojë produkte  dhe shërbime në tregun e sigurimeve, besimplotë e të përballueshme për financat e cdo familje shqiptare. Me vetëm një numër të vogël degësh nisi të kristalizojë rrjetin e saj të shitjeve të shpërndarë në të gjithë vendin. Jo vetëm kaq por, falë punës dhe përkushtimit Albsig fitoi besimin e menjëherëshëm të klientëve përmes përkushtimit dhe cilësive të shërbimeve të përsonalizuara. Jo vetëm kaq por, në vitin 2007 bëri të mundur hapjen e aktivitetit të saj dhe në shtetin e Maqedonisë së Veriut ku u shtri në të gjithë territorin e saj me një rrjet shitjesh dhe ekspert sigurimesh tejet të konsoliduar për tregun maqedonas. Albsig zgjeroi rrjetin e saj të shitjeve në Shqipëri dhe në Maqedoninë e veriut dhe hartoi politika afatgjata dhe zhvilloi produkte te reja që ju vinin në ndihmë cdo target grupi të konsumatorëve të këtij tregu.

Albsig promotore e teknologjisë inovacionit dhe diversifikimit.

Në retrospektivë të rrugëtimit të sukseshëm të Albsig vlenë të kujtohet dhe të theksohet se përgjatë viteve 2009-2013 Absig vazhdoi të rritet dhe të diversifikojë portofolin e produkteve të saj. Jo vetëm kaq por përgjatë këtyre viteve Albsig investoi fuqishëm për rritjen, zgjerimin dhe forcimin e rrjetit të shitjeve në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu zhvilloi iniciativa të reja për të ardhmen duke përfshirë teknologjitë e reja dhe zgjerime te tejskajshme të rrjetit. Theksohet se përgjatë këtij segmenti kohorë u bë e mundur dhe  nënshkrimi i marrëveshjeve me bankat dhe institucionet e tjera finaciare për të ofruar produkte të përbashkëta dhe për të zgjeruar shërbimet.

Albsig lidership në treg dhe përkushtim ndaj cilësisë së produkteve dhe shërbimeve në sigurime.

Deri në vitin 2014 Shoqëria e Sigurimeve Albsig pjesë e Kastrati group kishte konsoliduar pozicionin e saj si lider në tregun e sigurimeve. Albsig arriti të fitojë besimin e klientëve dhe të konsumatorëve në tërësi për menaxhimin e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve me standartet më të larta. Me një rrjet të zgjeruar agjentësh dhe programe të reja besnikëria e Albsig siguroi që klientët e saj të merrnin shërbimin më të mirë të mundshëm dhe të ndiheshin më të vlersuar.

Albsig kompania me teknologjinë dhe përkushtimin më të madh ndaj klientëve.

Historiku i suksesit të shoqërisë së Sigurimeve Albsig nuk ka të sosur. Kujtojmë me shumë nostalgji punën e viteve të vështira të Albsig vecanërisht nga viti 2019 deri në 2023. Përgjatë këtij harku kohorë edhe pse shumë të vështirë Albsig ka investuar në teknologji të avancuar për të përmirësuar shërbimet dhe për të ofruar produkte dhe përvojë të personalizuar për klientët. Po në vitin 2019 Shoqëria e Sigurimeve  Albsig si aksionere e vetme bëri të mundur krijimin e dy kompanive të reja si Albsig Jetë dhe Albsig Invest, me këtë zhvillim të fundit bëri të mundur plotësimin e nevojave afatgjata të klientëve.

Albsig Jetë

Albsig Jetë sh.a. është një shoqëri aksionare e themeluar në vitin 2019 dhe e liçensuar nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në datë 13.09.2019 për të ushtruar veprimtarinë e sigurimit të jetës në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për të gjitha klasat e sigurimit të jetës. Që prej vitit 2019, punojmë të ndërtojmë një model të ri biznesi rreth nevojave të klientëve, duke pasur në thelb vlerat e përbashkëta që na shoqërojnë çdo hap të punës.Si shoqëri aksionere me kapital 100% të zotëruar nga Albsig sh.a, shoqëria jonë ka shtrirë veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë falë cilësisë dhe shpejtësisë së shërbimit, duke u gjendur pranë klientëve me produkte sigurimi jete të rikonceptuara falë një stafi profesional dhe bashkëpunimit me disa nga kompanitë më të suksesshme ndërkombëtare në fushën e sigurimeve të jetës.

Albsig Invest

Albsig Invest Sh.a., Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, është një shoqëri aksionare, me seli në Rrugën e Barrikadave, Albsig HQ, Kati 8, Tiranë. Albsig Invest Sh.a është regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit më datë 04.10.2019. Albsig Invest Sh.a është licensuar Shoqëria Administruese me vendimin e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) nr. 210, datë 22.11.2019 “Për të vepruar si shoqëri administruese e fondeve të pensionit vullnetar në mbledhjen dhe investimin e fondeve të pensionit vullnetar dhe kryerjen e pagesave të pensionit, si dhe për administrimin e aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive” (Licensa nr. 5, datë 22.11.2019 pa afat). Me vendimin e mësipërm AMF miratoi edhe Fondin e Pensionit Vullnetar Albsig. Me vendimin e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), nr. 255, datë 30.12.2019, u miratua Fondi i Investimit Albsig Standard. Albsig Invest Sh.a mbikëqyret nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Jo vetëm kaq po ky hark kohorë i punës në Albsig ka lënë gjurmë të pashlyera jovetëm në mendjen e punonjësve por dhe të klientëve dhe të  bashkëpuntorëve të saj. Albsig është kompania e sigurimeve që ka mbuluar në mënyrë korrekte dhe të përpiktë dy tërmetet e vitit 2019. Shërbim dhe dëmshpërblim në kohë rekord ka qenë ky synimi i realizuar i Albsig. Dhe jo vetëm kaq por gjatë pandemisë së Covid19 Albsig  ofroi mbështetje të jashtëzakonshme për punonjësit, klientët e saj duke zgjatur afatet e pagesave dhe duke ofruar mbulimet shtese për shëndetin. Iniciativat e përgjegjësisë sociale janë bërë pjesë e pandashme e strategjisë së kompanisë, me fushata të shumta për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e komunitetit.

Albsig në vigjilje të 20-tave të saj, dhe investimi drejt se ardhmes

Në prag të pervjetorit jubile të vitit 20 të Albsig e cila feston arritjet e saj dhe falenderon klientët, punonjësit dhe partnerët për mbështetjen e vazhdueshme. Është e qartë se pikërisht këtë vit Albsig njofton lancimin e disa inisiativave të reja që synojnë të përmirësojnë më tej shërbimet dhe të zgjerojnë praninë e saj në treg. “Ne jemi krenarë për gjithcka që kemi arritur gjatë këtyre 20 viteve” theksoi njëri nga nëndrejtorët e kompanisë. Jo vetëm kaq por ai cilësoi se për Albsig e ardhmja sjell sfida dhe mundësi të reja. Albsig është e përkushtuar për të vazhduar të inovojmë dhe të ofrojmë shërbime që i tejkalojnë pritshmëritë e klientëve.

Rruga përpara e Albsig!

Albsig si gjithmonë promotore e zhvillimeve të reja, ajo planifikon të vazhdojë investimet në teknologji të reja dhe të zgjerojë më tëj shërbimet e saj në fusha të reja të sigurimeve. Me fokusin në përmirësimin e përvojës së klientit dhe përkushtimin ndaj përgjegjësisë sociale, kompania është e vendosur të mbetet lidër në indrustrinë e sigurimeve për shumë vite të ardhshme. Kompania e Sigurimeve Albsig është tashmë lider në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve të sigurimit për individë dhe biznese. Me një histori dhe rrugëtim të gjatë të inovacionit dhe përkushtim ndaj cilësisë Albsig ka ndihmuar mijëra  klientë të sigurojnë një të ardhme të qëndrueshme dhe të mbrojtur. Për më shumë informacion duhet të vizitoni ëeb-faqen e www.albsig.al ose të kontaktoni në Emailin info@albsig.al

Me përshkrimin e momenteve kyce të historkut 20 vjecarë të suksesit të kompanise së sigurimeve Albsig përmes këtij artikulli ua bën të qartë lexuesve se si kompania ka ndikuar pozitivisht në jetën e klientëve dhe komuniteteve që u shërben.