Studimet tregojnë se mishi i kuq dhe bulmeti janë përgjegjës për një pjesë të madhe të emetimeve të gazeve serrë, ndaj zëvendësuesi më i mirë, sipas ekspertët, janë insektet. Karkalecat, krimbat dhe milingonat janë miqësore me mjedisin, sepse ato shfrytëzojnë më pak burime natyrore sesa rritja e bagëtive dhe janë gjithashtu një alternativë e shëndetshme. Madje tashmë janë shpallur si superushqimi i radhës sepse janë të mbushura plot me proteina, lëndë ushqyese, kalium, magnez dhe tri herë më shumë acide yndyrore.
Mishi i rritur në laborator është gjithashtu duke u shqyrtuar si alternativë, ndonëse ende është duke kaluar nëpër pengesa ligjore dhe rregullatorë, por deri në vitin 2054 ekipi mendon se do të jetë i disponueshëm për t’u blerë lirisht. Kjo metodë futuriste ofron një alternativë ndaj mishit të kafshëve të vërteta, ndërsa shijon pak a shumë njësoj.