Drejtues të SIGAL UNIQA Group Austria pritën në një takimpërfaqësues të UN Women në Shqipëri.
Gjatë takimit, Z.Avni Ponari, CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, u shpreh se kompania që ai drejton po krijon në vazhdimësi një mjedis pune ku të gjithë individët mund të shprehin më të mirën e aftësive të tyre, duke inkurajuar fuqizimin e grave në të gjitha kompanitë e Grupit
Drejtues të SIGAL UNIQA Group Austria pritën në një takim përfaqësues të UN Women në Shqipëri.
Gjatë takimit, Z.Avni Ponari, CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, u shpreh se kompania që ai drejton po krijon në vazhdimësi një mjedis pune ku të gjithë individët mund të shprehin më të mirën e aftësive të tyre, duke inkurajuar fuqizimin e grave në të gjitha kompanitë e Grupit dhe duke u kujdesur që kontributi i tyre të vlerësohet siç duhet.
Ndërkohë ai ritheksoi angazhimin e tij për të ndërmarrë hapa mëtë mëdhenj dhe më të shpejtë për fuqizimin e grave në vendin e punës dhe në komunitet.
Z.Ponari vuri në dukje në mënyrë specifike kuotat e grave dhe pozicionet e tyre në hierarkinë e Grupit “SIGAL UNIQA”, i cilivepron jo thjesht si lider i tregut të sigurimeve por edhe si një model në sektorin privat të biznesit për Fuqizimin e Grave.
“Si CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, jam i përkushtuar në zbatimin e politikave që forcojnë pozicionin e gruas në kompani. Jam i lumtur të pohoj se, aktualisht numri i grave në administrën e SIGAL UNIQA e ka tejkaluar atë të burrave duke përbërë 51.3% të totalit.
Ndërsa në nivel menaxherial numri i tyre arrin në rreth 42% me premisa për tu rritur akoma më tej në të ardhmen. Ne besojmë fort se, barazia gjinore nuk është vetëm një impenjim moral për kompaninë, por edhe një strategji biznesi.
Duke nxitur një vend pune të larmishëm dhe gjithëpërfshirës, ku gratë kanë mundësi të barabarta për tu rritur profesionalisht, ne jo vetëm që po bëjmë gjënë e duhur, por gjithashtu nxisim kreativitetin dhe rritje të qëndrueshme për kompaninë tonë në veçanti dhe shoqërinë në tërësi”, u shpreh ndër të tjera ai.
Z.Ponari shtoi më tej se, praktikat e qeverisjes koorporative të SIGAL UNIQA bazohen në standardet ndërkombëtare dhe udhëhiqen nga vlerat për të cilat Grupi është zotuar, në mënyrë që të garantojnë drejtësi dhe qëndrueshmëri në të gjitha hapat e ndërmarrë.
Përfaqësuesi i “UN Women” në Shqipëri, Michele Ribotta, u shpreh i kënaqur për takimin me drejtues të kompanisë ndërsa i falenderoi këta të fundit për faktin se Parimet e Fuqizimit të Grave janë pjesë përbërëse e vlerave të SIGAL UNIQA dhe se ato zbatohen në punën e përditshme të kompanisë, në të trija shtetet ku ajo operon, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Parimet e Fuqizimit të Grave ofrojnë një mundësi për SIGAL UNIQA dhe sektorin financiar në Shqipëri për të udhëhequr me shembuj në promovimin e fuqizimit të grave në ekonomi. Kur gratë kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunitetit të tyre, në fund të fundit përfitojnë të dyja gjinitë dhe shoqëria në përgjithësi”, tha ndër të tjera Ribotta.
Më pas z.Ponari dhe z.Ribotta firmosën edhe “Parimet e Fuqizimit të Grave” me SIGAL UNIQA që bëhet e para kompani sigurimi që ndërmerr një hap të tillë.
“SIGAL UNIQA Group Austria”, një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në rajon
E themeluar më 22 Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, ajo operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni.
Falë strategjisë së tij “par excellence”, modelit të biznesit, menaxhimit financiar dhe stafit gjithmonë të përzgjedhur me kujdes, SIGAL UNIQA është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në treg, duke e udhëhequr atë me rreth 30% të tij.
Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.
Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të “SIGAL UNIQA Group Austria”.
Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.
Web: www.sigal.com.al
E-mail: info@uniqa.al
Whatsapp: 068 60 62 829