Anglia përmbushi pritshmëritë, duke fituar ndeshjen e parë të saj përballë Serbisë 1-0 në Grupin C dhe merr kryesimin me pikë të plota.
Nënkampionët e Europës iu falën një goli të shënuar nga Bellingham që në minutën e 13-të, i shërbyer nga Saka, për të mposhtur ndoshta rivalin më të fortë në grup.
Falë këtij triumfi 1-0, Anglia është bërë skuadra e parë në historinë e Kampionatit Europian, që mban të paprekura pesë herë radhazi portën në fazat e grupeve të këtij kompeticioni.