Ndeshja Itali–Shqipëri që u zhvillua të shtunën në kuadër të eliminatoreve të Euro 2024 ka shënuar një rekord televiziv për Italinë.

Plot 11 milionë telespektatorë italianë raportohet se panë të tronditur momentin kur skuadra e tyre u gjet në disavantazh që në 23 sekondat e para nga goli i Nedim Bajramit, sipas të dhënave nga shërbimet matëse të audiencës në Itali.

Rreth 10.130.000 telespektatorë ndoqën kanalin Raiuno me 55,17% të audiencës atë moment dhe 450 mijë kanalin Sky me 2,45% të audiencës totale.

Pjesa e parë e ndeshjes regjistroi dhe 10.454.000 spektatorë, ndërsa pjesa e dytë mbi 10,3 milionë.

Ndeshja e radhës për Italinë është planifikuar të enjten e 20 qershorit, në sfidën kundër Spanjës në orën 21:00.

Shqipëria do të sfidojë Kroacinë një ditë më parë, më 19 qershor në orën 15:00 te stadiumi i Folkparkshtadionit në Hamburg, ku do të përcaktohet fati i skuadrës së tretë në renditje.