Dortmundi është veshur kuqezi, ku prej dy ditësh mijëra shqiptarë janë mbledhur duke mbushur rrugët dhe sheshet e qytetit.
Teksa vetëm disa orë na ndajnë nga ndeshja e parë e Kombëtares Shqiptarë në “Euro 2024”, përballë Italisë, shqiptarët nuk kanë ndaluar së festuari në as edhe një moment.
Mijëra tifozë kuqezi presin me padurim ndeshjen, teksa orët e pritjes i kalojnë nën këngë patriotike shqiptare, shoqëruar nga daulle dhe të tjerë elementë të kombit shqiptar.
Mijëra shqiptarë nga Shqipëria ,Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, janë si gjithmonë kudo ku djemtë e kombëtares luajnë, për t’i mbështetur në çdo sfidë.