Moti i keq ka përfshirë Kilin.

Duke nisur nga e mërkura shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë kanë goditur pjesën më të madhe të Kilit.

Për pasojë një person ka vdekur dhe më shumë se 3,000 janë detyruar të largohen, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga autoritetet.

“Reshjet e shoqëruara me erëra të forta shkaktuan përmbytje dhe fatkeqësi me 3297 persona të prekur, kryesisht në pjesën jugore të vendit, thuhet në raportin e fundit nga Agjencia Kombëtare e Parandalimit dhe Reagimit ndaj Fatkeqësive.