Vajza e Angeline Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh Nouvel nuk do të mbajë më mbiemrin e babait. Aktorja ka paraqitur një kërkesë në gjykatën e Los Angeles ku heq dorë nga mbiemri Pitt për të mbajtur vetëm Jolie.
Veprimet ligjore i ndërmori më 27 maj, datën e ditëlindjes së 18-të, mes mosmarrëveshjeve të shumta publike të prindërve.
Shiloh është e treta nga 6 fëmijët e ish-çiftit, por jo e para nga vëllezërit e motrat e saj që kërkon të largohet nga mbiemri Pitt.
Në fillim të këtij viti, 15-vjeçarja Vivienne hoqi mbiemrin e babait në listën e saj në një program ‘Playbill’ në Broadway.
Dhe në një video të vitit 2023, vajza e madhe Zahara mund të shihet dhe dëgjohet duke u prezantuar vetëm si Zahara Marley Jolie
Vendimi i Shiloh Nouvel vjen në një kohë që çifti Jolie Pitt po përballen me beteja të ashpra dhe akuza ligjore për çështjen e ndarjes së pasurisë pas divorcit.
Aktorja e bëri kërkesën ndarje në shtator të vitit 2016, pas një incidenti në të cilin pretendon se ish bashkëshorti e sulmoi dhe dhunoi verbalisht bashkë me dy fëmijëve e tyre në një avion.
Por detajet e ndarjes nuk janë finalizuar ende, me Bradd që mohon akuzat ndërkohë që të dy kanë ngritur padi ndaj njëri tjetrit.