Ju kujtohet shtëpia e familjes McCallister? Epo është pikërisht familja e Kevinit të vogël nga filmi “Home Alone”. “Home Alone” i cili u publikua 34 vjet më parë, renditet ndër filmat më të njohur të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave.

Megjithatë, protagonist i filmit nuk është vetëm Macaulay Culkin, por edhe shtëpia ku është filmuar. Sakaq shtëpia e filmit ikonik është nxjerrë në shitje tanimë për një shumë të majme 5.25 milionë dollarë.

Personat që do e blejnë këtë shtëpi do të kenë në dispozicion pesë dhoma gjumi dhe gjashtë tualete. Përveç kësaj, shtëpia ka një kinema, si dhe një fushë sportive të brendshme.