Këngëtarja Rihanna doli në rrugët e NYC e veshur me ato që në fillim dukeshin si një palë çorape por që në fakt janë një palë këpucë të shtrenjta. Themeluesja e Fenty Beauty kishte veshur çizmet Domenica të Bottega Veneta (1100 dollarë), të cilat kanë një pjesë të sipërme prej pambuku të thurur dhe shollë të sheshtë të fshehur.

Sa i përket pjesës tjetër të look-ut të saj, këngëtarja e “Rude Boy” kishte veshur një pulovër blu me të bardhë me zip Awake NY dhe pantallona të bardha me vija blu anash.

Fansat dhe ndjekësit e këngëtares u habitën kur panë idhullin e tyre të dilte me çorape rrugëve të New Yorkut sidomos në një ditë me shi, por tërhoqën fjalët mbrapsht kur kuptuan se ishin krejtësisht tjetër gjë.