Një pendë e vetme e mbetur e zogut të zhdukur Huia të Zelandës së Re ka vendosur një rekord pasi u shit për 46,521,50 Dollarë në një ankand. Kjo pendë që pritej të shkonte deri në 3 mijë Dollarë, ka thyer rekordin e mëparshëm që ishte për një pendë të së njëjtën specie me 450%.

Zogu huia ishte i shenjtë për popullin Maori. Puplat e tyre shpesh mbaheshin në familje dhe gjithashtu dhuroheshin ose tregtoheshin. Huia ishte në zog në Zelandën e Re që dallohej për pendën e bukur. Në të kaluarën, pendët huia ishin një shenjë statusi për njerëzit Maori.

“Penda e shitur të hënën ishte një gjendje shumë të mirë. Ka ende shkëlqimin e dallueshëm dhe nuk ka pasur dëmtime nga insektet”, u shpreh Shefja e Arteve Dekorative në Shtëpinë e Ankendeve Webb, Leah Morris.

Ajo shton se shtëpia e ankandeve e ka kornizuar artikullin pas xhamit mbrojtës UV dhe me letër arkivore, që do të thotë se do të ketë “jetëgjatësi të madhe”. Interesi dhe entuziazmi i lartë nga Zelanda e Re ndihmuan gjithashtu në rritjen e çmimit, sipas Morris.

“Ne kemi një numër rekord njerëzish që po shohin se si të bëhen koleksionistë të regjistruar. Në Zelandën e Re, ne kujdesemi shumë për tokën, mjedisin, florën dhe faunën”,tha Morris.

Penda është e regjistruar në një sistem për të mbrojtur objektet e Maorit. Vetëm koleksionistët që kishin licencë në sistem u lejuan ta blinin dhe nuk mund të largohen nga vendi pa leje nga Ministria e Kulturës dhe Trashëgimisë.