(Lush SUSAJ: Homazh në një vjetorin e ndarjes nga jeta)

Emri, puna dhe kontributi i Nikoll Zef Imerajt, përveçëse nga familjarët, miqtë dhe fëmijët e tij, do të kujtohet dhe respektohetnga të gjithë ata që e kanë njohur si bashkëqytetar, si nxenës, si student dhe si nëpunës i përkushtuar.

Në këtë jetëshkrim të shkurtër, e të shkruar me rastin e njëvjetorit të ndarjes së tij nga jeta (28 maj 2023 dhe 28 maj 2024), do të përpiqëm që ta kujtoj Nikollën duke e parë nëkënvështrimin e origjinës dhe identitetit, në këndvështrimin e dijes dhe shkollimit si dhe në këndvështrimin e kontributit, për të cilat njerëzit do ta kujtojnë dhe respektojnë gjithë jetën.

Nikoll Zef Imeraj, u lind me 24 shtator të vitit 1961, në fshatin Lekbibaj, të krahinës së Nikaj Mërturit, të Malësisë së Gjakovës.

Është lindur, rritur dhe edukuar me sjelljet, zakonet dhe traditatmë të mira të truallit të moçëm të Tom Kolës së Nikprendajve tëNikajve.

Ndër vite e dekada, nga kjo derë kanë dalë njerëz punëtorë e atdhetarë, mësues, artistë, shkrimtarë, intelektualë, administratorë dhe nëpunës të devotshëm të shtetit dheshoqërisë.

Njëri nga pasardhësit më të spikatur të kesaj dere, padyshim qëështë Nikolla, djali i Zef Sadik Imerajt, nipi i Sadik Markut të Lekbibajve, pinjoll i denjë i Tom Kolës. Sadiku ishte një burrë i mençur, i drejtë e fisnik i kesaj dere, bashkëkohës e bashkëudhëtar me Deli Pjetrën si familjar e pleqnar, që sipas kujtesës ishin në rend me burrat e zgjedhur të Nikajve e pertej, për punë, besë, kuvende e trimëri. Ata së bashku drejtuan me përgjegjësi e mirëkuptim, për gjys shekulli, një familje të madhe, ku sipas traditës ushqyen e trasheguan tek pasardhësit kodin zakonor sipas të cilit shtepia eshtë e zotit dhe e mikut, duke lanë pas një trashëgimi solide e krenare për emrin.

Në të gjitha kohërat, qeverisja e vendit ka patur dhe ka nevojëpër njerëz me dinjitet e me moral të pastër. Shqipëria, e sidomos krahinat e Veriut të Shqipërisë, gjithnjë kanë patur dhe kanënevojë për nëpunës të përkushtuar, të guximshëm e të drejtë nëgjykim, në qeverisje dhe në administrim. Në këtë drejtim, Nikoll Zef Imeraj spikati si askush tjetër, duke ia dalë të punojë e tëdrejtojë me ekuilibër e me faqe të bardhë, pa shkaktuar konfliktee as ngarkesa negative ambjentin ku punoi e drejtoi.

Kujtoj faktin që në momentin më delikat të shoqërisë, atë tëshëmbjes së diktaturës së hipërkolektivizimit dhe daljes nësipërfaqe të shumë problemeve ekonomike, sociale e shoqërore të akumuluara gjatë viteve të diktaturës, populli i Nikaj Mërturit pati zgjuarsinë dhe fatin për të zgjedhur e për ta patur në krye tëpunëve dhe vëndimmarrjes Nikoll Imeraj, që asokohe ishte zgjedhur Kryetar i Këshillit Pluralist të Nikaj-Mërturit. Më pas,në zgjedhjet e para demokratike e pluraliste të vitit 1992, Nikolla është votuar e zgjedhur Kryetar i Komunës së Nikaj Mërturit. Kështu që, Nikoll Zef Imeraj është edhe kryetari i parëi komunës së Nikaj Mërturit, i dalë nga zgjedhjet e para demokratike e pluraliste, të zhvilluara pas rënies së komunizmitnë Shqipëri.

Kam bindjen time të thellë se në vitët e tranzicionit shoqërore e politike (1990-1996), qënia e Nikoll Zef Imeraj në krye tëpunëve të komunës, ka qenë një zgjidhje e drejtë dhe një fat imadh për banorët. Kjo për faktin se Nikolla, ka patur për këshilltarë, pleqnarë e bashkëbisedues të mirë e të palodhur babën e tij Zefin, një burrë që jetoi gjatë, e që rriti 6 fëmijë me punë krahu, e me moral të lartë shoqëror.

Përtej këtij bazamenti solid, Nikolla ka patur edhe një avantazh tjetër, që ka të bëjë me harmoninë, mirëkuptimin dhe mbështetjen e gjithanshme të vëllezërve e motrave për Nikollën dhe për njëri tjetrin.

Sikurse dihet, vëllai i madh i Nikollës, Ded Zef Imeraj, pasipërfundoi shkollën e mesme bujqësore, nuk bëri kërkesë për tëvazhduar më tutje në shkollën e lartë. Kështu që Deda, ndonëse në moshë të re, pati filluar punë për të ndihmuar familjen dhe shkollimin e vëllait.

Në periudhën për të cilën po flasim (janë vitet 1981-1986), vetëm bileta e udhëtimit me autobuzin e linjes Bajram Curri-Tiranë, kushtonte 26 lekë të rinjë, ose 5 ditë pune krahu (të Zef Sadikut e të prindërve tonë, që aso kohe punonin në koperativëbujqësore me 5 lekë për ditë pune, me të cilat mund të bleje vetëm 3 kilogram bukë misri e një shkrepse.

Për më tepër, di që bursa e muajt shtator vonohej, e duhej përballuar me lekët e vetë studentit. Në atë kohë, bursa kushtonte rreth 260 lekë në muaj, një shumë e përafërt me ½ e pagës mujore të një mësuesi apo të një specialisti të thjeshtë tëadministratës.

Theksoj faktin që në atë kohë, pasja e një fëmije me studime nëshkollën e lartë në Tiranë, ka qenë një sakrificë shumë e madhe e familjeve të thjeshta, e me të ardhura të pakta mujore.

Në këtë pikë, di që Nikolla nuk abuzonte kurrë me lekët, e për këtë arsye i përballoi shumë mirë kostot e shkollës së lartë.

Foto të Nikoll Imerit në dy kohë: Fotografi e Korrikut 1985, dhe ajo e vitit 2021

Në këtë drejtim, Nikolla më mirë se askush tjetër arritishpërble mundin dhe sakrificën familjes së tij, pasi arriti që të mbarojë studimet universitare në kohën e duhur, pa ngelur e pa përseritur asnjë lendë e asnjë vit mësimor

Pas përfundimit të shkollës së lartë, Nikolla shfaqi përkushtimdhe kompetencë kudo në punë, në menaxhim dhe nëadministratë.

Fotografi e Nikoll Imerit (1994), kryetarë i zgjedhur i komunes së Nikaj-Mërturit

Falë thjeshtësisë, zgjuarsisë, sinqeritetit dhe edukimit profesional në komunikim e vëndimmarrje, brenda një kohe shumë të shkurtër, Nikolla fitoi shpirtin dhe besimin e njerëzve, një besim që asnjëherë nuk u shkëput e as nuk u dobësua, përkundrazi njohu vetëm rritje.

Trashegimia dhe familja tradicionale, janë bekim dhe fat për tëgjithë ata që i kanë. Nikolla luftonte me dinjitet për vlerat konservatore që dashuronte e besonte.

Parë nga ky këndvështrim Nikolla e ruajti traditën dhe vazhdimësinë e mirë të familjes së tij dhe jo vetëm.

Në rrugën e traditës së mirë të familjes së tij, fati e solli qëNikolla të njihej e të martohej me Gofile Tomën, vajzën e Gjon Marash Tomës së Palçit të Mërturit.

Nikolla dhe Gofilja krijuan një familje sa tradicionale, aq edhe moderrne, e të qëndrueshme. Krijuan një familje solide që diti tëqëndrojë e të përballojë me kurajo, guxim e dinjitet vshtirësitëdhe problemet e jetës, nga më të voglat e deri tek spitalet, sëmundjet dhe humbja e njerëzve më të dashur. Këtë familje me prindër të devotshëm, Zoti e shpërbleu dhe e nderoi me tre pasardhës, me dy djemtë Donaldin dhe Drilonin, dhe me vajzënDenisa.

Kollonat dhe benefitet e trashegimisë së mire, nuk mbarojnëkëtu, sepse shkënca na mëson që çdo njeri në këtë botë, ështëprodukt i trashegimisë së prindërve dhe mjedisit shoqëror e kulturor ku rritet dhe edukohet.

Fara bën ndryshimin, ndërsa bukuria, pasuria dhe pushteti, janëtë përkohshme.

Parë nga ky kënvështrim, Nikolla bëri një zgjidhje jetësore tëbazuar në traditën më të mirë të tabanit krahinor e kombëtar, e në shërbim të trashegimisë dhe prosperitetit afatëgjatë tëfamiljes dhe të pasardhësve të tij.

Në këtë rrugë e sjellje të konsoliduar e të qëndrueshme tëNikollës, duket që ka ndikuar shumë edhe origjina e fisme e nënës dhe e dajave të tij.

Sikurse e kemi njohur nga afër, nëna e Nikoll Zef Imeraj është Shkurte Lulja, bijë e një familje dhe vllaznie të nderuar në Pecaj të Shalës, shpi dhe vllazni e njohur dhe e respektuar për traditëdhe qëndresë në Gegni, e në të gjithë Shqipërinë.

Prindërit e Nikollës (Zefi dhe Shkurta), krijuan dhe rritën njëfamilje tradicionale e të nderuar, ku janë lindur, rritur dhe edukuar gjashtë fëmijët e tyre, katër djemtë: Deda, Nikolla, Gaspri e Mitri, dhe dy vajzat, Drita dhe Diana.

Në Malësinë e Madhe, përdoret një fjalë e urtë, në të cilën thuhet se “Zoti nuk len kënd pa një kacafet”. Kështu ndodhi edhe me Nikollën dhe familjën e tij, që krejt pa pritë e pa kujtue, u gjendën përballë një sëmundje të rendë e të pasherueshme.

Për shkak të kësaj sëmundje të pasherueshme, Nikoll Zef Imeraj u zhvendos familjarishtë tek vëllezërit në Itali, me shpresën për ta fituar betejën me sëmundjen.

Pavarësishtë nga përkushtimi dhe përpjekjet e mëdha tëpërsonelit dhe të mjekëve të spitalit Italian, sëmundja avancoidhe vdekja triumfoi mbi jetën. Në këto rrethana, zëmra e Nikollës pushoi së rrahuri me 28 maj 2023, në një spital në Grosseto Itali, i rrethuar me kujdesin dhe dashurinë pa kufi të familjarëve, kushërinjve, miqve, shokëve e dashamirëve që aq shumë i deshi në ketë jetë. Ndërsa pritja dhe ceremonia e varrimit të Nikollës u krye në Tiranë, ditën e enjte me datë 1 qershor 2023.

Askush nuk e din e as nuk e ka në dorë sëmundjen e as ditën kur vijmë dhe kur ikim nga kjo jetë. Ama gjithkush duhet ta jetojëjetën me punë, me dashuri, me kurajo e me dinjitet të lartënjerëzor. Nikolla e deshi shumë jetën, ndaj punoi dhe jetoi si intelektual dhe si burrë i shquar.

Unë kam patur fatin që ta njoh nga afër Nikollën, e të jem shok,bashkënxenës e bashkëstudentë që nga klasa e parë e shkolles fillore, e deri në klasën e 16-të të shkollës së lartë.

Shkollën fillore, Nikolla e ka kryer në Lekbibaj, në shkollën ku kanë punuar për vite me rradhë mësuesit tonë të paharruar, Gjon Nikë Imeraj dhe Nikoll Pjetër Rosaj.

Ndërsa shkollen tetëvjeçare e të mesme e ka përfunduar nëGjonpepaj, e më pas në vitin 1981 mundi që të regjistrohej nëshkollën e lartë, të cilën e ka përfunduar me sukses, duke u diplomuar me 10 korrik 1985.

Në këtë universitet (në UBT) kam studjuar edhe unë, së bashku edhe me shumë bashkëmoshatarë e bashkëvendas të tjerë, sikurse janë Mark Faslia, Filip Gjonpali, Prel Gjeloshgjokaj, Gjin Neçaj, Prel Ndrevataj, Pjetër Ndoja, Gjin Pjetërnikaj, Age Kolbuçaj, Gjin Kolbuçaj, Dila Gjonpali, Nikë Kolndreu, etj.Mbaj mend që të gjithë Nikaj-Mërturësit pa përjashtim, shkelqyen në mesime, në punë e shoqëri. të gjithë janëdiplomuar me sukses. Asnjëri prej tyre nuk është thyer nëprovime e nuk e dogji bursën, sikurse ndodhte me studentët e zonave dhe shkollave të tjera. Edhe në këtë drejtim, Nikolla ka qenë shëmbull i punës, sjelljes dhe jetës studentore.

Një pjesë e madhe e shqiptarëve, duket që kanë problem të madh me kujtesën dhe me historinë reale të vendit dhe popullit tëtyre, pasi akoma nuk po e kuptojnë që historia jonë e përbashkët,është shumatorja e historive tona jetësore e familjare.

Parë nga ky këndvështrim, vlerat duhet të ruhen e të kujtohen, e në këtë mënyrë shtohen e bëhen identitet, dritë dhe frymëzim për brezat.

Në këtë drejtim, unë mendoj që Nikoll Zef Imeraj është një vlerëqë frymëzon e e nderon historinë shoqërore e shtetërore tëNikaj-Mërturit.

Për këtë arsye, Nikolla është përjetësuar e do të përjetësohet edhe më shumë në kujtime, në jetëshkrime dhe në histori tëjetuara e të njohura nga familjarët, shokët dhe gjenerata që jetoi dhe punoi në dy mijëvjeçarë, në fundin e mijëvjeçarit të dytë dhe fillimin e mijëvjeçarit të tretë.

Edhe pse me datën 28 maj 2024, mbushet plot një vit nga dita qëNikolla është larguar nga kjo jetë, akoma dhe askush nuk don qëta besojë mungesën dhe ikjen kaq shpejtë e kaq papritur.

Kjo ndodh për shkak se burri dhe intelektuali i mirë, prindi dhe familjari i mirë, shtetari dhe shoku i mire, miku dhe kuadri i mirë, e ka parashkruar dhe garantuar për së gjalli pavdekësinëdhe kujtesën e tijë historike e shoqërore. Të tillë njerëz kanëvetëm ditëlindje dhe kujtime bukura të një jete me arritje tëmira e të qëndrueshme në karrierë, në familje e mbi të gjitha mefëmijë e pasardhës premtues.

Sikurse dihet, në Nikaj-Mërturë, gjatë kohës së shëmbjes së sistemit të diktaturës dhe rikthimit të tokës dhe pronës tek pronari i vërtetë, nuk ka patur vrasje e as gjakderdhje tëshkaktuara nga vëndimmarrjet e gabuara administrative, e as nga abuzimet e drejtuesve të zgjedhur.

Në këtë arritje, një rrol të madh e ka patur Nikoll Imeraj, që me zgjuarsi e modesti diti që të harmonizojë e respektojë ligjin dhe traditën.

Punët e mira në shërbim të familjes, shoqërisë dhe shtetit shqiptar, janë kujtesa dhe pavdeksia e Nikollës, dhe e secilit prej nesh.

Përkundrejt faktit që sjellja dhe qeverisja amorale, hipokrite, arrogante, korruptive, kaotike, abuziviste, e dhunshme, etj, janë harresa dhe vdekja për së gjalli, e të gjithë atyre që zgjedhin të levizin në këtë korsi.

Parë në këtë këndvështrim, Nikoll Zef Imeraj do të kujtohet për sa kohë që jetojnë familjarët, miqtë, shokët dhe bashkëpuntorët e tij të shumtë, së bashku edhe me shkrimet dhe librat mbi jetën dhe veprimtarisë së tij në shërbim të familjes, shtetit dhe shoqërisë.