Ballina Sport Kombëtarja gjermane publikon listën e “Euro 2024”

Kombëtarja gjermane publikon listën e “Euro 2024”

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka zbuluar emrat e lojtarëve që do të marrë me vete në finalet e “Euro 2024”, kompeticion që do të zhvillohet kësaj vere pikërisht në atdheun e tij. Në fakt, nga kjo listë paraprake do të skarcohet vetëm një, ndërsa 26 të tjerët do të përbëjnë kombëtaren gjermane.

Portieri i Shtutgartit, Alexander Nübel, ishte i vetmi emër i ri mes 27 të thirrurve. Nagelsmann po i beson ndryshimit që filloi në mars, para ndeshjeve miqësore kundër Francës dhe Holandës. Të dyja ndeshjet dhanë fitore, duke rritur besimin përpara se Gjermania të presë finalet e këtij Europiani.

Nuk ka asnjë kthim për mbrojtësin e Borussia Dortmundit, Mats Hummels, as mesfushorin e Bayern Munich, Leon Goretzka, pavarësisht përfundimeve të tyre të forta të sezonit. Shoku i skuadrës së Hummels në rang klubi, Nico Schlotterbeck është kthyer për herë të parë që nga shtatori i kaluar. Hummels dhe Schlotterbeck e ndihmuan Borussia Dortmundin të arrinte në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, më 1 qershor.

Schlotterbeck dhe shoku i skuadrës së Dortmundit, Niclas Füllkrug do t’i bashkohen Gjermanisë vonë për shkak të përfshirjes së tyre në finale e “Wembley” më 1 qershor, ashtu si edhe Toni Kroos dhe Antonio Rüdiger, pjesë e Reëal Madridit, të cilët u nominuan gjithashtu për “Euro 2024”.

Pjesa më e madhe e listës kishte “rrjedhur” nga federata përmes mediave të ndryshme, megjithëse konfirmimet e pazakonta çuan gjithashtu në një konfuzion. Thomas Müller, për shembull, sugjeroi në Instagram se ishte përfshirë, përpara se të konfirmohej nga federata.

Müller, i cili ka luajtur 128 ndeshje për Gjermaninë, është lojtari më me përvojë në kombëtare, i ndjekur nga bashkëlojtari i Bayern Munich, Manuel Neuer (117 paraqitje) dhe Kroos (108 paraqitje).

Gjermania do ta presë “Euro 2024” nga 14 qershori deri më 14 korrik. Skuadra e Nagelsmann do t’i fillojë përgatitjet në Blankenhain, Gjermaninë qendrore, nga 26 deri më 31 maj, përpara se të transferohet në Herzogenaurach, Bavari, më 1 qershor, ku është caktuar rezidenca përkatëse.

Gjermania do të luajë me Ukrainën në një miqësore në Nuremberg, më 3 qershor, dhe Greqinë katër ditë më vonë, në Mönchengladbach. Sa i përket Europianit, kombëtarja gjermane do të hapë kompeticionin në Mynih ndaj Skocisë. Më pas do të sfidojë Hungarinë në Shtutgart, më 19 qershor, dhe Zvicrën në Frankfurt, më 23 qershor.

Ja skuadra kombëtare gjermane për Kampionatin Evropian 2024:

Portierë: Oliver Baumann (TSG Hoffenheim), Manuel Neuer (Bayern Munich), Alexander Nübel (VfB Stuttgart), Marc-André ter Stegen (FC Barcelona)

Mbrojtës: Waldemar Anton (VfB Stuttgart), Benjamin Henrichs (RB Leipzig), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Robin Koch (Eintracht Frankfurt), Maximilian Mittelstädt (VfB Stuttgart), David Raum (RB Leipzig), Antonio Rüdiger (Real) , Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund), Jonathan Tah (Bayer 04 Leverkusen)

Mesfushorë: Robert Andrich (Bayer 04 Leverkusen), Chris Führich (VfB Stuttgart), Pascal Gros (Brighton & Hove Albion), Ilkay Gündogan (FC Barcelona), Toni Kroos (Real Madrid), Jamal Musiala (Bayern Munich), Aleksandar Pavlovic (Bayern Munich), Leroy Sané (Bayern Munich), Florian Wirtz (Bayer 04 Leverkusen)

Sulmues: Maximilian Beier (TSG Hoffenheim), Niclas Füllkrug (Borussia Dortmund), Kai Havertz (FC Arsenal), Thomas Müller (Bayern Munich), Deniz Undav (VfB Stuttgart)