Rëndom bëjmë investime të mëdha për të blerë një banesë apo ndërtuar një shtëpi me aq mund e për një kohë të gjatë, ndërsaharrojmë ta sigurojmë atë.
Sigurimi i shtëpisë mundëson që për humbjet të shkaktuara ngadëmtime të ndryshme t’ju kompensohen humbjet financiare dheprona juaj të kthehet në gjendjen para ngjarjes.
Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj rreziqeve që sjellinndryshimet klimatike por edhe një zonë me aktivitet të lartësizmik ndaj Sigurimi i Shtëpisë është një nevojë e domosdosshme.
Sigurimi i Shtëpisë përfshin disa lloje mbulimi:
MBULIMIN E BANESËS: E gjithë ndërtesa dhe të gjithapunimet me mure e me dritare, duke përfshirë edhe dritaret e bravat, sipas percaktimeve ligjore;
MBULIMIN E PASURIVE PERSONALE: Mobilje, orendi, pajisje…
Nga cilat rreziqe mund të sigurohet?
Zjarri
Rrufeja
Eksplozioni aksidental që shkakton zjarr në pronë
Tërmeti;
Përmbytja, shirat, breshëri;
Rrjedhja e tubacioneve të ujit të shkaktuara nga prishja e tubacioneve nga i ftohti ose mbipresioni i ujit;
Vjedhja me thyerje te masave mbrojtese;
Përgjegjësinë ndaj Palëve të treta (dëme që i shkaktoni palëve tëtreta si komshinj ose të afërm që mund të jenë të pranishëm gjatënjë aksidenti brenda shtëpisë tuaj).
A është një policë sigurimi e shtëpisë më e lirë, më e mirë?
Kur vjen fjala për blerjen e sigurimit të shtëpisë, a duhet tëzgjidhni cilëndo kompani që ju del përpara me çmimin më tëulët të sigurimit të shtëpisë?
Kur ne shkojmë në një dyqan rrobash, është e lehtë tëkrahasojmë ndërmjet një trikoje kashmiri kundrejt një trikoje me poliestër, por si mund t’i krahasojmë policat e sigurimit me cilësi të lartë, veçanërisht kur ka kaq shumë kompani që ofrojnësigurimin e shtëpisë nga të cilat ju mund të zgjidhni?
Kosto mesatare e sigurimit të shtëpisë në Shqipëri është 1 europër metër katror në vit. Por për të kuptuar se si të zgjidhnisigurimin e një cilësie të lartë dhe një police me çmim të mirë, më poshtë do të gjeni shpjegimin se si funksionon sigurimi ishtëpisë dhe se çfarë do të merrni në këmbim të asaj që jeniduke paguar për sigurimin e shtëpisë tuaj.
Çfarë e bën një policë sigurimi unike për ju?
Çmimi i sigurimit të shtëpisë mund të variojë në mënyrë tëkonsiderueshme, në varësi të faktorëve të tillë si gjendja e shtëpisë dhe vendndodhja, pjesa e zbritshme e policës, rreziqet e mbuluara që mund t’ju nevojiten.
Tre faktorët kryesorë që ndikojnë koston e primeve tësigurimit të shtëpisë:
Kushtet e motit dhe nëntokës në qytetin tuaj. Qytetet me risk më të madh të katastrofave natyrore përgjithësisht kanë prime më të larta.
Materialet me të cilat është ndërtuar shtëpia juaj. Sa mëshumë shanse që të ketë shembja apo dëmtimi i shtëpisë suajnga katastrofat natyrore aq më i lartë do të jetë primi i sigurimittë shtëpisë suaj. Kjo merr në llogari çdo gjë nga materialet e përdorura, për shembull, për çatinë, dhe deri tek forma e çatisësuaj.
Historia e humbjeve në zonën ku ju jetoni. Duke qenë se sigurimi i shtëpisë mbulon gjithashtu edhe gjërat që ju keni nëzotërim, mundësia që gjërat tuaja të vidhen do të përcaktojnëgjithashtu edhe riskun tuaj.
Disa aspekte të minimizimit të riskut:
Nëse ju keni sistem mbrojtje ndaj zjarrit, alarm zjarri, ose alarm për hyrje të paautorizuar në shtëpi, këto mund të shërbejnë si njëmënyrë për ulje çmimi pasi tregon se ju si pronar kërkoni që tëruani sigurinë e shtëpisë suaj dhe kështu ju paraqisni një risk mëtë ulët për kompaninë e sigurimit.
Historia e dëmeve: Nëse ju keni pasur dëme në të shkuarën, zakonisht çmimi juaj do të rritet përveç pjesës së zbritshme osenëse ajo që ka ndodhur është menaxhuar nën kontrollin tuaj.
A jeni gati për të blerë?
Gjatë krahasimit të çmimeve të sigurimit të shtëpisë, krahasoniçdo policë në detaje përpara marrjes së një vendimi, duke përfshirë pjesën e zbritshme, shtesat, apo limitet e mbulimit.
Sigurisht, çmimi është i rëndësishëm, por nuk ia vlen që të blini një policë të lirë që nuk ju fal paqe mendore dhe garanci financiare.
PSE SIGAL UNIQA?
- Kompanialider e sigurimeve në Shqipëri prej 25 vjetësh
- Pjesëe “UNIQA Insurance Group”
- Eshtrirë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj
- Bashkëpunonme kompanitë më të mëdha të risigurimit nëbotë çka bën që mos ti frikësohet asnjë dëmi, pavarësishtvlerës që mund të ketë
- Mbi 500milionë euro dëme të paguara në 25 vjet
- Mundësie blerjes online të sigurimit
ZGJIDH ONLINE një nga PAKETAT E SIGURIMIT që ofronSIGAL UNIQA me vetëm një klik https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku
Për të marrë një ofertë, shkruani tani në:
Whatsapp: +355 68 606 2829
E-mail: info@uniqa.al