Rusia e ka shpallur të martën “organizatë të padëshirueshme” grupin për të drejtat e njeriut, “Freedom House”.
Freedom House, me bazë në Uashington, u themelua më 1941 dhe njihet për avokim politik në lidhje me çështjet e demokracisë, të drejtave politike dhe lirive të njeriut.
Në raportin e saj më 2024, Freedom House e cilësoi Rusinë si vend të “pasigurt”, duke vlerësuar atë me vetëm 13 pikë nga 100 të mundshme për Lirinë Globale.
Ligji “organizatë e padëshirueshme”, i miratuar më 2015, vë në shënjestër organizatat joqeveritare të cilat financohen nga jashtë.
Zyrtarët rusë e kanë përdorur këtë ligj për t’i margjinalizuar dhjetëra organizata të huaja në Rusi.
Përfshirja në listë nënkupton që një organizatë nuk mund të operojë në Rusi, dhe qytetarëve të Rusisë u ndalohet bashkëpunimin me të, sepse në të kundërtën rrezikohen nga ndjekja penale.