Ballina Sport Eliminimi nga Liga e Kampionëve, pesë lojtarë pritet të largohen në verë

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, pesë lojtarë pritet të largohen në verë

Arsenali mund të shesë deri në pesë lojtarë në verë pas eliminimit nga Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, sipas raportimeve të fundit.

‘Topçinjtë’ u eliminuan nga kjo garë mbrëmjen e së mërkurës, pasi pësuan me rezultat 1-0 në ‘Allianz Stadium’ nga një gol i shënuar nga Joshua Kimmich.

Sipas gazetarit David Ornstein, Arsenali po konsideron mundësinë e promovimit të talentëve të rinj si Ethan Nëaneri dhe Myles Leëis-Skelly në ekipin e parë sezonin e ardhshëm, teksa ata do të klasifikoheshin si lojtar vendas.

Ornstein shton se shumica e objektivave të Arsenalit për afatin kalimtar nuk do të kualifikoheshin si lojtar vendas, që do të thotë se do të nevojiteshin disa ndryshime brenda ekipit për të plotësuar kuotën e Ligës Premier.

Kjo për shkak se sipas raportimeve, Eddie Nketiah, Reiss Nelson, Aaron Ramsdale, Kieran Tierney dhe Emil Smith Rowe që të gjithë mund të largohen në verë.

Në rast se këta pesë lojtar largohen nga klubi, Arsenali do të kishte ende në radhët es aj Declan Rice, Ben White dhe Bukayo Saka si lojtar vendas, ndërsa Gabriel Martinelli nuk arrin ta plotësojë kriterin e kërkuar, pasi iu bashkua atyre në moshën 18-vjeçare,

Secili klub i Ligës Premier duhet të ketë të paktën tetë lojtarë vendas si pjesë e ekipit që përbehet nga 25 lojtarë gjithsej. Kjo do të thtoë se Arsenali do të duhej të shikonte në tregun anglez, diçka që do t’u kushtonte shumë, ose të fokusohen tek lojtarët e tyre nga akademia.