Nga Rali LURA – Tiranë,
Gent Imeraj vjen nga qyteti i Shkodrës.
Duke qene bir i dy prindërve model, Petrit dhe Admira IMERAJ, që në moshë të re, ka ushqyer një pasion për natyrën dhe shkencën. Falë rezulteteve te larta (mësime olimpiada), në vitin 2016, Bashkia Shkodër i akordon titullin:“Nderi i qytetit të Shkodres” .
Në moshën 18 vjeçare, ai u certifikua si udhërrëfyesi më i ri turistik për rajonin e Veriut, që e çoi atë në majat madhështore të Alpeve Shqiptare. E ndërkohë, ai ndiqte studimet e larta në fushën e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit Dixhital në Universitetin “Epoka”.
Genti ka dhënë një kontribut të çmuar për komunitetin nëpërmjet punës së tij me shoqëritë civile, si administrator i rrjetit “Aleancën e Alpeve Shqiptare”. Ai ka hartuar dhe zbatuar një sërë projektesh që synonin mbrojtjen dhe përmirësimin e natyrës duke ndërthurur njohuritë
teknologike që merrte me studimet e tij. Panelist dhe pjesëmarrës në takime të rëndësishme botërore (Parlamenti Europian Rural, Takimi Global i Partneritetit Malor etj.), Genti ka qenë gjithmonë i vëmendshëm për të mësuar mbi trendet botërore, ndërkohë që përfaqësonte Shqipërinë në rolin e një ambasadori të ri të natyrës dhe shkencës.
Genti ka qenë bashkautor në krijimin e materialeve promovuese të natyrës që e rrethon; Qasja LEADER në zonat Rurale. Ndër publikimet e tij, vlen të përmendet ai mbi Smart Villages – implementimi i teknologjisë Gjeohapësinore në shtigjet e Alpeve Shqiptare.
Genti ka përfunduar studimet Master në fushën e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit Dixhital.
Gjatë studimeve ai ka bërë punë kërkimore për krijimin e prototipeve në bio-teknologji, si pjesë e partneriteteve botërore të mbështetura nga fondet e novacionit “HORIZON2020”.
Në vitin 2022, ai u titullua fitues i bursës prestigjioze MEXT, një dëshmi e aftësisë së tij akademike dhe përkushtimit shembullore për avancimin e njohurive shkencore. Genti ka fituar mundësinë për të vazhduar studimet e larta për Doktoraturë, në Universitetin “Hosei University” në Tokio, Japoni.
Tashmë në vitin e dytë të studimeve për Ph.D, nëInteligjencë Artificiale (AI) dhe Teknologji Bio-medicinale.
Genti vazhdon të sfidojë kufijtë e inovacionit dhe të japë kontribute domethënëse në fushën e tij .
Doktor i Shkencave dhe një Alpinist i vërtetë!
Ph.D. Gent Imeraj i Universitetit “Epoka” në Shqipëri, që po bën “Epokë” në Japoni për Inteligjencë Artificiale (AI) e Teknologjisë Bio-medicinale, është i Ftuar Nderi në “Takimi i Madh i Prishtinës” i 27 prillit 2024, Takim PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik, me tematikë: Histori- Identitet-Integrim, që do të mbahet në “Emerald Hotel” me pesë yje nëmagjistralen Prishtinë-Ferizaj, me mbi 600 pjesmarrës nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Republika e Serbisë (Lugina e Preshevës e Sanxhak) dhe RF e Bosnje-Hercegovinës, nga Europa, Amerika, Australia, Kanadaja, Azia , Afika, Argjentina, etj.
Ph.D. Gent Imeraj është i përzgjedhur nga Universiteti “Epoka” në Tiranë (Shqipëri) si një nga studentët e shquar pasuniversitar doktorant, për të marrë pjesë në “Takimi i Madh i Prishtinës”, ku Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit do ta nderojnë me Mirënjohje/Cmim të vecantë.
“Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” e ka nëProgramin/Platformën e tij, e ka një nga katër pjesët/pikat e tijkryesore edhe “Takimin e Studentëve të Botës Digjitale nëBallkanin Perëndimor”, ku personalitete të kohës/erës digjitale si studenti doktorant në Japoni, Gent Imeraj, janë nderi e krenaria e këtij Takimi, janë Shqipëria që po Vjen në hapësirat dhe lartësitë e Shek. XXI.