Britanikët janë paralajmëruar për vonesa të gjata dhe trafik të dendur gjatë Pashkëve me më shumë se 14 milionë udhëtime dhe punime inxhinierike të vendosura për të ndërprerë shërbimet hekurudhore.
Kompania britanike e shërbimeve RAC, ka paralajmëruar se udhëtimet gjatë Pashkëve do mund të zgjasin dy herë më shumë se zakonisht.
Gjithashtu, edhe trenat do të ndalen pasi Network Rail po kryen punime inxhinierike në linjën kryesore të Bregut Perëndimor, shkruan skynews.
“Ne kemi 493 punë të ndryshme që po zhvillohen këto Pashkë, shumica prej të cilave ndodhin gjatë natës, duke përfshirë vendosjen e mbi 8,000 metrave hekurudhë të re”, tha drejtori i strategjisë së rrjetit të Network Rail, Laurence Bowman.
Gjatë Pashkëve përveç trafikut të rënduar priten edhe radhë të gjata përgjatë rrugëve, andaj shoferët duhet të përgatiten për udhëtime më të gjata se ato normalet.
Ndryshe, rrugët më të ngarkuara thuhet të jenë mes orës 14:00 dhe 19:00 kur udhëtimet e pushimeve përzihen me ato të rregulltat.