Çerekshekull histori suksesi/ Ponari: Shkrirja me “UNIQA”-n, ngjarja më e madhe për SIGAL; Brandstetter: Super i lumtur me arritjet tuaja

Kompania më e madhe  e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, festoi mbrëmjen e djeshme 25-vjetorin e themelimit.

Në një koncert festiv në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, i ideuar në atë formë që të përfaqësonte të trija shtetet ku është prezent Grupi SIGAL UNIQA, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, qindra të ftuarit shijuan interpretimet magjike të tenorit me famë botërore Ramë Lahaj, sopranos Ulpiana Aliaj, këngëtares nga Maqedonia e Veriut Karolina Goçeva dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve.

Koncerti u moderua nga dyshja Ardit Gjebrea-Fjoralba Ponari, ndërsa nuk mungoi edhe shfaqja e një dokumentari ku u shfaq i gjithë rrugëtimi 25-vjeçar i SIGAL UNIQA-s.

Gjatë fjalës së tij përshëndetes, z.Avni Ponari, themelues dhe CEO i SIGAL UNIQA, bëri një rezyme të të gjithë ecurisë gjatë këtyre 25 viteve, idetë e para të themelimit, vështirësitë që kishte ky udhëtim në hapat e parë dhe arritjet gjatë këtij çerekshekulli.

Sipas tij, ngjarja më e madhe në 25 vitet e SIGAL është padyshim shkrirja me kompaninë e njohur austriake “UNIQA Insurance Group”.

“Ngjarja më e madhe në jetën 25 vjeçare të Sigalit, padyshim ka qenë shkrirja me kompaninë e njohur austriake “UNIQA Insurance Group”. Gjigandi i sigurimeve evropiane ofroi të ishte partneri ynë duke i dhënë kompanisë tonë një dimension ndërkombëtar.

Ne sot e themi me plot gojë se SIGAL është në Europë, jo vetëm për shërbimin por edhe për standartet europoiane që aplikon nëçdo aspekt.  

Tashmë pozita lider eshte konsoliduar. Klientët tanë kanë  njësiguri të pakrahasueshme për mbështetjen dhe garancitë  qëofron SIGAL UNIQA. 

Sigal u bë e para  kompani shqiptare  me partner ndërkombëtar duke garantuar tregun përmes investitorëve strategjikë, jo vetem në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha gjatë fjalës së tij Ponari. 

I ftuar në event ishte edhe CEO i “UNIQA Insurance Group”, z.Andreas Brandstetter, i cili foli me superlativa për punën dhe arritjet e SIGAL UNIQA gjatë 25 viteve, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Jam shumë i lumtur dhe krenar si president i Grupit “UNIQA Insurance Group” për kontributin e SIGAL në rritjen e mirëqënies së qytetarëve pasi ata menduan të kujdesen për të gjitha të mirat e tyre.

Kjo është diçka që ju dhe skuadra juaj sollët me shumë qëndrueshmëri në treg.

Nëse kthehemi pas para 25 vjetësh ajo që ndodhi ishte e mrekullueshme dhe padyshim e pabesueshme. Shkëlqimi me elasticitet me guximin për të ndërtuar një kompani sigurimesh private kërkon shumë. Dhe ne ja kemi arritur”, tha ndër të tjera Brandstetter.

 

Artikulli paraprakGjithnjë e më pak vende demokratike në botë
Artikulli tjetërImigracioni, çështja kryesore për votuesit në Florida