Është e vërtetë se sapo dëgjojmë fjalën yndyrë ndërmend na vjen shëndeti i tepërt, probleme me zemrën apo probleme me qarkullimin e gjakut. Trupi ynë ka nevojë për yndyra që të funksionojë siç duhet, ka nevojë për energji për të mbrojtur organet tona dhe mbi të gjitha për të mbajtur organet nën kontroll.

Janë yndyra të cilat kanë ndikim pozitiv në shëndetin tonë. Ata ndihmojnë në uljen e kolesterolit, ulin presionin e gjakut dhe përmirësojnë ndjeshmërinë e insulinës duke mbrojtur zemrën.

Sipas një studimi të publikuar javën e shkuar, njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit të cilët ishin me diabet të tipit 2 të cilët kanë konsumuar 500 mg omega 3 në ditë, e kanë pasur 48 përqind më të reduktuar rrezikun lidhur me diabetin.

Për të parë efektin e këtyre yndyrave të shëndetshme, provoni t’i shtoni dietës tuaj edhe këto pesë ushqime:

Vaj ulliri

Një lugë vaj ulliri në sallatën, kekun apo salcën tuaj të preferuar është shumë më mirë se përdorimi i gjalpit.

Fëstëkët

Fëstëkët janë një burim i mirë i fibrave dhe proteinave në trupin tonë.

Fara kungulli

Kungujt janë shumë të shëndetshëm për shëndetin tonë, pasi farat e tij përmbajnë shumë fibra, proteina, magnez dhe vitamina.

Salmoni i gatuar

Acidet yndyrore omega 3 nuk mund të prodhohen vetë nga trupi ynë, por duke përdorur salmonin e gatuar ne do të kemi mundësinë për t’i fituar ato.

Avokado

Nëse ka një frut i cili përbëhet vetëm nga yndyra të shëndetshme, ai është avokado. I dhurojnë fibra dhe antioksidantë trupit tonë, duke bërë që ai të funksionojë akoma më mirë.