Kompania shtetërore e Energjisë Elektrike e Ganës (ECG) ndërpreu furnizimin me energji elektrike të parlamentit shkaku i borxhit prej 23 milion cedi ganez (1.66 milion euro).
Ndërprerja ndodhi në kohën kur po mbahej një seancë e veçantë rreth fjalimit të presidentit për gjendjen në vend.
Mediat lokale raportuan se seanca parlamentare vazhdoi pas aktivizimit të gjeneratorit.
Drejtori i komunikimit i kompanisë energjetike, William Boateng i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se kishte përdorur ndërprerjen e energjisë për shkak të refuzimit të Parlamentit për të zbatuar kërkesën për të paguar faturat.
“Energjia elektrike u rivendos më vonë gjatë ditës pasi Parlamenti pagoi 13 milion cedi dhe u zotua për të shlyer borxhin e mbetur brenda një jave”, tha Boateng.