Dimri ka një ndikim të fortë në lëkurë, ajo thahet falë rënies së temperaturës por edhe lagështisë, ndërkohë që dehidratimi lë shumë pasoja në lëkurë dhe e irriton atë.
Moti i ftohtë është një faktor kryesor kundër tharjes së lëkurës, por nuk është i vetmi. Disa prej faktorëve janë solucionet larëse, medikamentet, banja e nxehtë, psoriaza, diabeti, tiroidja dhe dermatitis.
Lëkura e thatë ka nevojë për një krem të mirë hidratues. Por përpara se të blini një krem të shtrenjtë në dyqan, hidhini një sy sugjerimeve të AgroWeb.org
Vaji i arrës së kokosit
Vaji i arrës së kokosit është shumë efikas për lëkurën.
Ai përmban acide yndyrore që kompensojnë humbjen e lagështisë nga lëkura.
Për më tepër, ky vaj përmban vitaminë E dhe proteina që e ushqejnë lëkurën.
Vajin mund ta aplikoni në lëkurë para dhe pas dushit.
Mjalti
Mjalti është zbutës fantastik i lëkurës.
Ai është i pasur me antioksidantë vitamina dhe minerale.
Lyejeni trupin me mjaltë dhe pas 10 minutash bëni banjë.
Ju mund të përzieni glicerinë me mjaltë dhe ta përdorni për lëkurën e duarve.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit përmban antioksidantë dhe vitaminë E që janë të dobishme për kolagjenin, mungesa e të cilit nxit tharjen e lëkurës.
Lyeni lëkurën me vaj ulliri, masazhojeni dhe pas 30 minutash shpërlajeni me ujë të bollshëm.
Nëse e kombinoni me sheqer kaf mund ta përdorni si eksfoliant për të larguar qelizat e vdekura dhe zbutur lëkurën.
Ajka e qumështit
Ajka përmban shumë yndyrë ndaj shërben si një ushqyes natyral i lëkurës,.
Acidi laktik përshpejton prodhimin e kolagjenit dhe ruan ekuilibrat e pehashit.
Aplikojeni në lëkurë veçmas ose duke e kombinuar me lëng limoni. Shpërlajeni lëkurën ose bëni dush pas 15 minutash.
Avokado
Avokado është i pasur me vitaminë E që e mbron lëkurën nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.
Avokadot përmbajnë acide yndyrore omega-3 që penetrojnë lëkurën dhe e ushqejnë atë në thellësi.
Përziejeni tulin e avokados me mjaltë dhe lyejeni lëkurën.
Pas 20 minutash shpërlajeni me ujë të ngrohtë.
Aloe Vera
Ekstraktet e aloe verës janë shumë efikasë në përmirësimin e hidratimit të lëkurës,
Xhelin e kësaj bime mund ta përdorni në të gjithë lëkurën dhe pas 30 minutash ta shpërlani me ujë të bollshëm.
Aplikimin mund ta bëni një ose dy herë në ditë.