Liderja e Sinn Fein, Michelle O’Neill është kryeministrja e parë femër në Irlandën e Veriut.
Ajo u emërua zyrtarisht sot pas marrëveshjes së arritur ditëve të fundit për të thyer ngërçin politik dhe për t’iu rikthyer formimit të një pushteti lokal të unitetit kombëtar mes republikanëve të Sinn Fein dhe sindikalistëve të DUP-së.
Ekzekutivi i ri u formua në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të fundit në provincën e Mbretërisë, tashmë e udhëhequr nga Michelle O’Neill, e para për ekipin republikan, ndërsa numri 2 në qeveri është përfaqësuese e DUP-së.